Renditja/ Shumë zhurmë për asgjë, Tirana dhe Dinamo barazojnë 0-0 në Vlorë! Laçi përmbys Vllazninë dhe e bën 'sefte', paqe në Rrogozhinë

Renditja/ Shumë zhurmë për asgjë, Tirana dhe Dinamo barazojnë 0-0 në Vlorë! Laçi përmbys Vllazninë dhe e bën 'sefte', paqe në Rrogozhinë

Moment nga ndeshjet në Vlorë dhe Laç

Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të shtunë me raundin e nëntë, ose thënë ndryshe të fundit për fazën e parë të sezonit të ri.

Në Vlorë, derbi mes Tiranës dhe Dinamos u mbyll 0-0, duke mos u ngritur në asnjë moment në lartësinë e 87 trofeve të zbritur në fushë. Paçka një supergoli nga bardheblutë që u anulua nga VAR, lojtarët nuk dhanë çka pritej. Kujtojmë se sfida u spostua në Vlorë për shkak se Tirana si organizatore nuk gjeti dot stadium në kryeqytet, me "Air Albania-n" që është "kyçur" vetëm për Kombëtaren.

Ndërkohë në Laç, vendasit fituan 3-1 kundër Vllaznisë dhe siguruan tri pikët e para këtë sezon. U desh largimi nga stoli i Armando Cungut dhe emërimi i Francesco Moriero që bardhezinjtë të reagonin. Vllaznia kaloi e para në epërsi me autogolin e Dajsinanit pas 18 minutave lojë, ndërsa Endriko Papa barazoi në fundin e pjesës së parë. Në fraksionin e dytë Mjaki dhe Uilliam shënun për përmbysjen e madhe.

Sfidë pa histori në Rrogozhinë, aty ku kampionët në fuqi të Egnatias u ndalën 0-0 nga Teuta.

Java e nëntë e Superligës mbyllet të diel me dy sfida. Në 14:00 Bylis pret në Ballsh korçarët e Skënderbeut, ndërsa në 17:00 AF Elbasani luan me Partizanin. "Demat" janë në krye edhe pse me një ndeshje më pak, teksa Bylis futet në presion nga fitoja e Laçit.

Superliga, java 9-të:

E shtunë, 19 tetor 2024

14:00 Laçi 3-1 Vllaznia

14:00 Egnatia 0-0 Teuta

14:00 Tirana 0-0 Dinamo (Vlorë)

E diel, 20 tetor 2024

14:00 Bylis - Skënderbeu

17:00 AF Elbasani - Partizani

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:25
Humbja në Laç, trajneri i Vllaznisë e ka me gjykimin: Lejoi një gol në pozicion jashtë loje  

1727436672_thomasbrdaric.jpg
Pas përmbysjes 3-1 nga Laçi, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric foli pas humbjes në udhëtim.

“Nuk dua të flas për lojtarët që mungojnë, kishim gjithçka në dorë në pjesën e parë. Luajtëm me stilin tonë, shënuam, kishim raste për të dytin. Dhe në fund të pjesës së parë ndodh, për mua goli ishte “offside”, nuk kuptova pse ishte i rregullt.

Në pjesë të dytë dëshironim të tregonim të njëjtën fytyrë, pastaj ramë, nuk e prita. Nuk kishim eksperiencën në fushë. Duhet të mësojmë shumë shpejt nga kjo ndeshje. Ne provuam të mbajmë të gjithë lojtarët në balancë, që t’i rrisim. Po punojmë me lojtarët që na ndodhen. Mungesat ndodhin te të gjitha ekipet, deçizive nëse kemi zëvendësuesim.

Sot ishim thuajse gati, por jo gati. Ishte më deçizive, që nuk fituam duelet dhe kur nuk ndodh nuk mundesh të mbijetosh në Superligë. Do shohim cilët lojtarë janë të gatshëm. Puna jonë është të rrisim lojtarët, sot vendosëm shumë të rinj. Kjo është që të tregojnë pse janë te Vllaznia”, u shpreh Brdariç për RTSH.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Spahiu për sondazhet e zgjedhjeve: Nëse Berisha largohet nga politika, Rama rrezikon të humb zgjedhjet

Spahiu për sondazhet e zgjedhjeve: Nëse Berisha largohet nga politika, Rama rrezikon të humb zgjedhjet