Renditja/ Vllaznia dhe AF Elbasani spektakël pa gola, Teuta turpëron 3-1 Tiranën! Partizani në krye të Superligës

Renditja/ Vllaznia dhe AF Elbasani spektakël pa gola, Teuta turpëron 3-1 Tiranën! Partizani në krye të Superligës

Teuta 3-1 Tirana

Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të diel raundin e tetë. Pas rezultateve të sotme është Partizani që e gjen veten në krye të renditjes me 15 pikë. Me fillim nga ora 19:00, në "Elbasan Arena" Vllaznia dhe AF Elbasani barazuan 0-0, ndërsa në Durrës, Teuta mposhti 3-1 Tiranën.

Në "Elbasan Arena" ishte Vllaznia pritëse që barazoi 0-0 me AF Elbasanin. Për shkak se në "Loro Boriçi" fusha e impiantit po rinovohet, klubet gjetën akordin që Vllaznia të ishte pritëse sot. Dueli pa spektakël në fushë, goditje shtylle (4 nga Vllaznia), anulim të golit me VAR dhe një sfidë që luhej me ritëm. Në fund 0-0 dhe të dyja skuadrat ndanë nga një pikë. E veçanta e këtij dueli ishte se të dyja tifozeritë ultrase, "Tigrat" dhe "Vllaznit" qëndruan në një tribunë, kjo për shkak të miqësisë mes tyre që zgjat me vite.

Në "Niko Dovana" të Durrësit, Teuta turpëroi 3-1 Tiranën duke u shkaktuar bardhebluve humbjen e parë sezonale. Arsid Kruja kaloi "Djemtë e Detit" në epërsi pas vetëm tetë minutave lojë, ndërsa Tirana barazoi shpejt me Ismajlin në të 12 minutë.

Në fraksionin e dytë Torraj riktheu epërsinë për durrsakët nga pika e bardhë e penalltisë në të 74 minutë, ndërsa në minutën e fundit ishte Nasr që e dërgoi topin për herë të tretë në portën e Tiranës.

Portieri Selmani i bardhebluve bëri një ndërhyrje naive, me arbitrin që akordoi sërish penallti. Selmani shleu deri diku gabimin, por në topin e pritur dhe kthyer në zonë, Nasr nuk gaboi për të dytën herë.

Gjashtë barazime, një fitore dhe një humbje për Tiranën e Bledi Shkëmbit që me nëntë pikë mban vendin e shtatë.

Superliga, raundi 8-të ora 19:00 :

E premte, 4 tetor 2024

Dinamo 2-1 Laçi

E shtunë, 5 tetor

Partizani 1-0 Bylis

Skënderbeu 0-1 Egnatia

E diel, 5 tetor

Teuta 3-1 Tirana

Vllaznia 0-0 AF Elbasani

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:12
FOTOLAJM/ E veçantë në Superligë, ultrasit e AF Elbasanit dhe Vllaznisë qëndrojnë në një tribunë

Jemi mësuar shpesh me skena të turpshme nga stadiumet shqiptare, kjo për shkak të sjelljes së tifozëve dhe dhunës prej tyre. Këtë herë ultrasit e AF Elbasanit dhe Vllaznisë kanë qëndruar në një tribunë dhe me banderolat përkatëse pranë.

Në "Elbasan Arena" Vllaznia dhe AF Elbasani barazuan 0-0, teksa miqësia e ultrasve të dy ekipeve vijon në vite, aq sa tifo-grupet zgjodhën të jepnin një shembull duke qëndruar në një tribunë.

S.Dh/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar