Deri në 40 mijë lekë gjoba për alkolin, patenta pezullohet deri në 2 vjet! Rikthehesh në autoshkollë nëse bën aksident 'tapë'!

Deri në 40 mijë lekë gjoba për alkolin, patenta pezullohet deri në 2 vjet! Rikthehesh në autoshkollë nëse bën aksident 'tapë'!

Rritet deri në 40 mijë lekë gjoba për shoferët që drejtojnë makinën në gjendje të dehur. Kjo është vlera maksimale e gjobës, nëse përqindja e alkolit në gjak është deri në 1.5 g/l. Në këto kushte, edhe pezullimi i patentës, arrin deri në 2 vjet. 

Gjoba për alkolin aktualisht, pa propozimet për ndryshime të Kodit Rrugor, është 5-15 mijë lekë dhe pezullimi i lejes së drejtimit deri në 6 muaj. Me ndryshimet, nëse përqindja është 0.5 g/l gjoba është nga 10-20 mijë lekë, dhe pezullimi i patentës është 3-6 muaj.

Të gjithë shoferët e automjeteve të cilët do të konstatohen se drejtojnë makinën nën efektin e alkolit, përveçse do të arrestohen nga policia siç ndodh aktualisht, me ndryshimet në Kodin Penal është bërë një shtesë. Nëse shoferi që drejton makinën në gjendje të dehur, shkakton një aksident, dhe rezulton me përmbajtje alkoli 1.5 g/l dhe i hiqet leja e drejtimit me të gjitha pikët. Kjo do të thotë gjithçka nis nga zero për të marrë sërish patentët, në autoshkollë dhe me testin teorik dhe praktik.

Nëse shoferi konstatohet me pije alkoolike nga ora 19:00 - 06:00 të mëngjesit, propozohet që gjoba të jetë 30% më e lartë. 

1582796951_alkoli.jpg


Lajmi kryesor:

Ndryshimet në Kodin Rrugor, rritet gjoba për alkoolin: 40 mijë lekë nëse bën aksident tapë rikthehesh në auto-shkollë! Deri në 30 mijë lekë për celularin


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm