Rëndohet situata nga përmbytjet
shënohet viktima e parë në Vlorë

Rëndohet situata nga përmbytjet<br />shënohet viktima e parë në Vlorë
Reshjet intensive të shiut të shoqëruara me stuhi ere kanë shkaktuar përmbytje të mëdha kryesisht në jug të vendit, ndërsa është shënuar edhe viktima e parë në qytetin e Vlorës. Situata më problematike paraqitet në Vlorë, Fier e Skrapar. Segmentet më të vështira aktualisht janë Vlorë-Fushë- Dukat, Ersekë-Korçë, Këlcyrë-Ballaban. Aksi Banjë-Drizë është bllokuar për faktin e rënies së dherave në rrugë, dhe është bërë devijimi nga Kaciveli.

Si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm është bllokuar nga rrëshqitja e dherave aksi Radhimë-Orikum. Masive të mëdha guri kanë rënë mbi rrugë, duke shkaktuar bllokimin e saj.
Po ashtu situata e rëndë ka prekur edhe qytetin e Fierit, ku lumi Gjanica ka dalë nga shtrati, duke përmbytur banesa, lokale, dyqane të ndërtuara afër tij. 

Shirat e rrëmbyeshëm i morën jetën Luan Qarrit 50 vjeç i cili punonte roje në një subjekt tregtar në zonën e Radhimës. 50 vjeçari teksa shkonte në punë është marrë nga rrjedha e lumit dhe ka përfunduar në kanal, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Trupi i pajetë është gjetur nga efektivët e Delta Forcë në bregdetin e Radhimës dhe është në morgun e spitalit të Vlorës. Reshjet intensive të shiut që përfshinë Vlorën gjatë mbrëmjes së të shtunës kanë sjellë përmbytjen e lagjeve kryesore të qytetit bregdetar.


Vlorë, funksionojnë vetëm dy nga katër pompa në hidrovor

Mos funksionimi i Hidrovorit të qytetit të Vlorës dhe atij të Akërnisë ishin ndër shkaktarët kryesore të përmbytjeve masive në qytetin e Vlorës pas shirave të shtunës në mbrëmje.

Nga katër pompa që ka hidrovori i Vlorës kanë punuar vetëm dy të tilla për shkak të ndërprerjes së energjisë, ndërsa hidrovori i Akërnisë ka qenë totalisht jashtë funsksionin gjatë natës së të shtunës duke u gdhirë e diela.

Kjo ka ndikuar në përkeqësimin e situatës në qytetin bregdetar, i cili përmbytjet i ka një problem të vjetër pavarisisht premtimeve të kryebashkiakëve dhe deputetëve të zonës për evitimin e tyre. 

Avarite me hidrovorët kanë vijuar gjatë gjithë ditës së sotme, ndërsa vetëm pasdite hidrorvori i Vlorës ka vijuar punën në kapacitet të plotë, ndërsa ai Akërnisë ka punuar me dy pompa nga katër që ka në dispozicion.



Reshjet edhe këtë herë i kapën të papërgatitur drejtuesit e pushtetit vendor në Vlorë, të cilët prej kohësh kishin premtuar se përmbytjet do të evitoheshin këtë vit.

Ky premtim mbeti vetëm në letër, pasi mosfunskionimi i hidrovorëve dhe rrjetit të kanalizimve bëri që Vlora të përmbytej si çdo vit.

Një tjetër arsye e përmbytjeve të qytetit bregdetar janë edhe ndërtimet pa kriter në këtë zonë, të cilat kanë dëmtuar në masë rrjetin e kanalizimeve. 
Pamjet e Fokusuara nga kamera jonë në qytetin e Vlorës nuk kanë nevojë për shumë koment.


Leli: Në terren për të dhënë maksimumi

Kritike është situata në lagjet "24 Maji", "Pavarësia" dhe "15 Tetori", teksa nga efektivët e policisë është bërë evakuimi nga banesat i 8 familjeve me rreth 25 anetarë, 3 prej të cilëve po marrin mjekim në spitalin rajonal të Vlorës. 

Qarkullimi i mjeteve në këto lagje bëhet më vështiresi, ndërsa I këmbësoreve është thuajse e pamundur. Më kritike situata paraqitet në fshatra, ku rënia e një masivi gurësh ka bllokuar në disa segmente në aksin rrugor Radhimë-Orikum.

Pamjet e Report TV tregojnë qartë edhe bllokimin e rrugës, ndërsa po punohet për zhbllokimin e saj. Në Radhimë ka shkuar edhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, i cili pohoi se po punohet për zgjidhjen e problematikës. "Interesimi është i të gjithëve, i qytetarëve, i bizneseve që po ndihmojnë. Interesimi i qeverisë absolutisht. Të gjithë jemi në terren për të parë gjendjen, për ta vlerësuar dhe për të dhënë maksimumi", është shprehur Leli.

Ndërsa sipas banorëve kjo situate përsëritet sa herë bie shi. “Nuk e di a ka bashki, a ka punonjës. Nuk e di kush interesohet për zonën ku jemi këtu. Gjithë këto familje janë të përmbytura e gjithë zona e Kumesqë është këtu nga plazhi i vjetër e Lagjia 1 Maji", thotë një banor.

“Këtu e njëjta situatë është sa herë që bie shi të njëtin avaz kemi e hapim atë kanalin dhe bllokohet prapë. Janë përmbytur të gjithë mobiljet, janë dëmtuar. Gjëndja është katastrofike. Nuk interesohet njeri tani. Vijnë vetëm kur ka fushatë”, shprehet një tjetër.

“Kjo nuk mbahet mend. Jam 78 vjeç hera e parë që shikoj këto përmbytje nga Dragjasi . Bëhet pallat atje sipër dhe të mbushen rrugët me ujë. Kjo nuk lejohet, pse bëhet nuk merret vesh", kujton 78 vjeçari.

Ndërkohë edhe fshatra të tjerë të Vlorës ka bllokime rrugësh kryesisht nga rrëshqitja e dherave, sakaq raportohet edhe ngordhja e disa krerëve bagëti të imta në disa fshatra të Vlorës. Shumë lagje të qytetit dhe fshatra të Vlorës aktualisht janë pa anergji elektrike.



Fier, lumi Gjanica vijon të mbetet një “makth” për qytetarët fierakë. 
Pas reshjeve intensive të mbrëmjes së të shtunës lumi Gjanica doli nga shtrati dhe vërshoi në territorin e lagjeve pranë tij, ku uji ka hyrë në katet e para të disa subjekteve tregtare por edhe shtëpive.

Shtabi i Emergjencave civile raporton se nga përmbytjet në të gjithë Qarkun e Fierit janë përmbytur 550 shtëpi, 150 lokale dhe dyqane . 60 mjete të emergjencave civile janë vënë në dispozicion të banorëve, ndërsa 60 familje janë evakuuar. 

Dëmet janë të pallogaritshme për familjet fierake dhe këto pamje që sjell Report Tv nuk kanë nevojë për shumë koment.Premtimet për gjetjen e një zgjidhjeje për shmangien e përmbytjeve nga lumi Gjanica deri më tani kanë mbetur në letër, ashtu si projekti për rehabilitimin e tij. 

Fierakët ngrenë sytë nga qielli me shpresën se s'do ketë reshje intensive pasi duhet ti bëjnë mirë llogaritë. Kjo panoramë është bërë e zakonshme në Fier sa herë bien reshje, ndërsa pushteti vendor vijon të heshtë përballë kësaj gjendjeje. Banorët të zhgënjyer nga premtimet boshte vijojnë të bëjnë apel për ndihmë.

 "Uji ka hyrë brenda në shtëpi dhe nga pushteti lokal s'ka ardhur njeri deri tani. Kemi fëmijë, s'po mendojmë për plaçkat", shprehet një tjetër.

Qarkullimi në disa akse të qytetit është i bllokuar pasi niveli i ujit në rrugë nuk lejon lëvizjen e mjeteve. Probleme ka edhe në fshatrat e Fierit si Portës, Liboshtë, e Levan si dhe në aksin Fier –Vlorë. Fermerët dhe blegtorët e zonës gjithashtu po përballen me probleme serioze për shkak të përmbytjeve.

Më kritike situata është në lagjen "1 Maji" te ura me shkallë dhe te ura me bacarela; Në lagjen "Kongresi i Permetit"; në lagjen "Liri" dhe në lagjen "Sheq i Madh". Policia bën me dije se është ngritur grupi i punës i përbërë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat e Zjarrfikëses, Policia dhe Njësia Vendore dhe po meren masa për evakuimin e qytetarëve që janë bllokuar nga uji brenda banesave të tyre. Në ndihmë të situatës është nisur dhe Delta Forcë.


 Gjithashtu në disa rrugë të qytetit, qarkullohet me vështirësi nga vendi i quajtur "Ish Fusha e Drureve" deri te "Agjensia e Vjeter", si edhe është bllokuar Pedonalja nga "Turizmi" deri te "Sharra". Në qytetin e Ballshit disa rruge janë të pakalueshme si rezultat i inerteve të shkaktuara nga shirat e rrembyeshem,konkretisht Autostrada ne Selishte, Kryqezimi i Pocemit, fshati Hekal dhe Gryka e Kremenarit. Në qytetin e Lushnjes situata paraqitet e qetë.

permbytje ne fier

fier



Skrapar, ura e Kasabashit rrezikon të shembet

Rrethi i Skraparit është përballur me dëme të konsiderueshme nga përmbytjet që shkaktuan reshjet e shiut që përfshinë këtë zonë. Në qytetin e Corovodës prurjet e lumit Osum kanë dëmtuar një pjesë të murit të shkollës së mesme “Zylyftar Veleshnja, por edhe urën shekullore të Kasabashit.

permytje corovode

Lokali i Bashkim Ballës, ka pësuar dëme të konsiderueshme nga vërshimet e ujrave në këtë objekt. Kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje intensive në këtë zonë. Edhe banesa Xhevaire Malajt nuk i ka shpëtuar vërshimit të ujrave, ndërsa dëmet janë kolosale. Pajisjet elektroshtëpiake janë djegur, ndërsa orenditë e tjera janë dëmtuar në masë. 

Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit Report tv nuk kanë nevojë për shumë koment, ndërsa pronarët e familjeve të dëmtuara nga reshjet bëjnë apel për ndihmë. 

Probleme ka patur edhe në Poliçan dhe fshatra të tjerë të Skraparit, ku situata është tejet kritike. Energjia elektrike mungon në shumë fshatra, ndërsa rreshqitja e dherave gjithashtu ka bllokuar disa zona malore.  
 

ura kasabashit

ura e kashabashit

corovod

Pogradec, shembet banesa e familjes Abrashi në fshatin Vërdovë 
Juglindja e vendit po përballet me dëmë të konsiderueshme të shkaktuara nga përmbytjet që erdhën pas shirave të mbrëmjes së të shtunës. Familja e Andrea Abrashit në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku 6 muaj më pare ujrat e lumit rrëmbyen në oborr kryefamiljaren Monika Abrashi, sot u përballë me një tjetët tragjedi.

Dalja e nga shtrati e lumit të Vërdovës shkatërroi një pjesë të banesës së familjes Abrashi, duke rrezikuar seriozisht jetën e pjestarëve të saj. 
shtepia pogradercarit

Përmbytjet shkaktuan dëmë të konsiderueshme në qytetin e Pogradecit dhe zonave përrreth. Në disa fshatra mungon energjia elektrike dhe rrugët janë të bllokuara.

Pas stuhisë së mbrëmjes së kaluar e gjithë zona e Kolonjës është izoluar për shkak të daljes nga shtrati të përroit të Glladishtovës. Rruga nacionale në hyrje të qytetit është bllokuar nga inertet, ndërsa kritike është situata edhe në fshatra. Qindra krerë bagëti janë mbytur, disa banesa janë përmbytur ndërkohë që ujësjellësi ka dalë jashtë funksionit. 

Situata bëhet edhe më e rëndë pasi dhjetra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e erës që ka rrëzuar disa nga shtyllat e tensionit të lartë.
 
Rruga e Kombit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve
Shirat e rrëmbyeshëm të rëna gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit të sotëm, kanë sjellë jo pak probleme dhe në Rrugën e Kombit. Në disa segmente të aksit Kalimash-Kukës-Morinë, ka pasur rënie gurësh dhe dherash por pa krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve . Sipas specilaistëve, drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes në disa prej segmenteve ku ka rënie gurësh.

radhime orikum

Ersekë, bllokohet rruga në hyrje të qytetit
Ndërkohë në qytetin e Ersekës reshjet e dendura të shiut kanë bllokuar rrugën në hyrje të qytetit. Stuhia ka lene dhjetra fshatra pa energji elektrike. Si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura kanë bërë që shumica e fshatrave të  vuajnë mungesën e energjisë elektrike  dhe rrugët të qëndrojnë të bllokuara si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati. Ndërkohë edhe ujësjellësi në yqtetin e e Ersekës ka dalë jashtë funksionit. Fusha e Korçes gjitahshtu e përmbytur.Shtabi i emergjencës është ngritur për të rehabilituar situatën dhe për të evakuuar banorët aty ku është e nevojshme



Situata në ersek

Gjirokastër, pas shirave inertet mbulojnë rrugët
 
Prej mbrëmjes së djeshme rrethi i Gjirokastrës është përfshirë nga rreshje të dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë dhe shkarkime elektrike. Stuhia ka sjellë mjaft probleme për komunitetin e banorëve, të cilët pothuaj kanë qenë gjatë gjithë natës pa energji elektrike.
 
Ndërkohë si pasojë e intensitetit të lartë të shiut, nga lagjet e sipërme janë depozituar mbetje të shumta në pjesën e poshtme të qytetit të gurtë. Por më të vështirë qarkullimin e njerëzve e mjeteve e kanë bërë materialet inerte të shperndara nëpër rrugë dhe kanalet e hapura nga firma që po kryen ndërtimin e ujesjellësit të ri të Gjirokastrës.
Ndërkaq Bashkia e Gjirokastrës, nuk ka marrë asnjë masë për përmirësimin e gjendjes në fjalë. Në rrugët e qytetit, përvecse dy punonjës të komunales, nuk shikohet asnjë punonjës tjetër.
 
Shumë automjete janë dëmtuar pasi kanë rënë në këto kanale të mbushura me ujë. Në disa biznese në lagjen "18 shtatori" uji ka depërtuar në brendësi e po ashtu dëme ka patur edhe në frutikulturë. Nga të dhënat e mara nga Drejtoria e Bujqësisë ka patur thyerje të shumë pemëve frutorë dhe dëmtim të vreshtave në shumë fshatra, por edhe në qytet. Probleme ka patur edhe në disa stalla ku era e fortë, ka hequr çatitë me llamarina duke rrezikuar ngordhjen e krerëve.

gjirokaster

gjirokaster
 Foto të tjera..

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë