Ngjarjet e fundit kriminale, RENEA operacion blic në qytetet 'problematike', arrestohet në Vlorë Edison Begaj! I shpëtoi atentatit pak javë më parë! Shoqërohen dhjetëra persona

Forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle të befasishme mbrëmjen e sotme në 5 qytete, Elbasan, Lushnje, Fier, Vlorë e Durrës, pas ngjarjeve të fundit kriminale.

Mësohet se janë dhjetëra të shoqëruar, ndërsa operacioni është ndërmarrë për kapjen e personave që janë të dyshuar si autorë të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë në vend, personave të shpallur në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike.

Në Vlorë është arrestuar Edison Begaj, i cili mbeti i plagosur më 29 maj në Vlorë. Begaj ra në prangat e policisë pasi iu gjet armë pa leje në brez.

Kujtojmë 38-vjeçari Edison Begaj u plagos me katër plumba në hyrje të banesës së tij, në fshatin Kaninë. Autori, ende i paidentifikuar e ka pritur atë në këmbë afër banesës dhe më pas e qëlloi. Plumbat e kapën Begajn në pjesën e poshtme të trupit, ndërsa për ngjarjen  pistat e hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur 38-vjeçari.

Ndërkohë, në Elbasan operacioni drejtohet nga Gjovalin Ndoka, zv.drejtori i policisë, ndërsa janë shoqëruar dhjetëra persona.

Ky operacion vijon ende, ndërsa nuk bëhen me dije të tjera detaje.

*Raportuan për Shqiptarja.com gazetarët Sokol Dema dhe Armand Xhelili

1623697573_begajjjj.jpg

Edison Begaj

1623703148_kontrolletneelbasan1.jpeg

Foto nga kontrollet në Elbasan

1623703184_kontrolletneelbasan3.jpeg

Foto nga kontrollet në Elbasan

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:16
Foto, të maskuar me kapuç, efektivët e RENEA shtrijnë në tokë dhe prangosin 4 persona në Vlorë

Gazetari i "Report TV", Arsen Rusta, ka siguruar foto të operacionit të RENEA në Vlorë, ku arrestua Edison Begaj, ndërsa u shoqëruan 10 persona. Në foto shihen efektivët e policisë të maskuar me kapuç në kokë, të cilët kanë shtrirë në tokë katër persona, që i janë vënë prangat.

1623702017_arrestetnevlore.jpeg

Foto nga aksioni i RENEA në Vlorë
J.SH./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gen syziu: 15/06/2021 22:44

    Ka doni kap ju mor nan qima Ju qift kina robt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vaksinim administratës e punonjësve të qendrave tregtare deri më 31 dhjetor dhe dozë e tretë për mbi 18-vjeçarët! Jeni dakord me vendimet e Komitetit?



×

Lajmi i fundit

John

Sherr mes dy personave në Librazhd, njëri plagoset me sende të forta