Shkoder- Forcat elitë RENEA bastisën lagjen e Dobraçit, konsideruar si bazën e fisit Bajri, ku banon edhe i forti i Shkodrës Safet Bajri. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se 5 urdhërarreste janë firmosur me urdhër të prokurores e Elida Kaçkini e cila po heton masakrën e 30 tetorit 2024 me 4 viktima në Shkodër. Burimet thonë se nuk është ekzekutuar ende asnjë urdhër-arresti, por janë shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje.
Janë ushtruar kontrolle në lagjet e Shkodrës si Dobraç, Kiras, Rus, Dergut dhe në fshatrat Shtoj i ri dhe Shtoj i vjeter. Kontrollet janë ushtruar gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës dhe në orët e para të së enjtes (12 dhjetor).
Në orën 02.00 të mëngjesit, policia hyri në banesën e Safet Bajrit, ku siç burime për Report Tv thonë, gjetën një arkë kursimi me 19 mijë euro brenda, të cilën Bajri pretendoi se i ka kursime për vajzën e tij 1-vjeçare. Efektivët sekuestruan edhe 2 celularë, të tijin dhe bashkëshortes. Safet Bajri është marrë në pyetje dhe është lënë i lirë dhe deri më tani ndaj tij nuk ka urdhër arresti.
Policia kontrolloi 10 banesa dhe sekuestroi të paktën 5 automjete të blindura në lagjen Dobrac, dhe disa prej tyre, burimet thonë se u gjetën në vilën e vëllait të Behar Bajrit, kushëri i parë me Safet Bajrin. Për çudi, vilat e 2 kushërinjve janë ngjitur me njëra-tjetrën, por burime pranë tyre thonë se Safeti dhe Behar Bajri nuk flasin mes tyre. Report tv sjell pamjet e operacionit, momentet kur dy makina luksoze ‘Mercedes Benz’ të blinduara mbërrijnë në Drejtorinë e policisë së Shkodrës. Pas tyre dhe një Mitsubishi me targa të huaja.
Burimet thonë se në lagjet e konsideruara si ‘bunker’, Dobraçi dhe Kirasi, ku jeton Astmer Bilali, janë sekuestruar disa armë zjarri. Këto kontrolle – thonë burime të pakonfirmuara, nuk përjashtohet të kenë lidhje edhe me një hetim të ri ndaj Bajrave, në hasmëri disavjeçareve me fisin Lici.
Kontrollet masive me urdhër të SPAK, vijnë 1 muaj e gjysmë pas masakrës me 4 të vrarë pikërisht në këtë lagje, që ka 2 viktima, anëtarë të grupit rival të Bajrave, miqtë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, bashkë me çiftin e pafajshëm të bashkëshortëve që udhëtonin me motor.
Masakra e Dobracit u hetua nga Prokuroria e Shkodrës, e cila pas disa javësh shpalli moskompetencë duke ia kaluar aktet e hetimit SPAK-ut.
Masakra e 30 tetorit 2024 në Shkodër, ku nga atentati humbën jetën Hamza Lici e Arlind Bushati, dhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha, mbetet ende pa autor zyrtar përgjegjës për porositjen apo kryerjen e saj.
Shenim: Informacioni u përcoll nga gazetarët Sokol Dema, Keti Banushi dhe Ergys Kavaja
Report Tv dhe Shqiptarja.com zbulon detaje nga operacioni i kontrollit ndërmarrë sot me urdhër të SPAK në Shkodër.
Sipas burimeve bëhet e diturse në shtëpine e Safet Bajrit janë sekuestruar 19 mijë euro, në një arke kursimi për vajzën 1 vjeçare të Safet Bajrit. Është thyer arka, dhe i kanë marrë lekët.
Kontrolli në banesë është bërë me vendim gjykate dhe është ndërmarrë në orën 02:00 të mëngjesit.
Safet Bajri është lënë i lirë.
Gjithashtu janë sekuestruar në banesën e Safet Bajrit edhe 2 telefona, celulari i tij dhe celulari i gruas.
Prokurorja Elida Kaçkini që ka leshuar 5 urdhër arreste, po heton masakrën e Dobraçit, dhe urdhër arrestet mund të jenë për masakren e Dobraçit, por nuk përjashtohet mundësia edhe për një hetim të ri.
Asnjë prej urdhërarresteve nuk është ekzekutuar deri më tani.
Ndërkohë 5 makinat e blinduara të cilat janë të sekuestruara, burimet thonë se janë gjetur në banesen e vëllait të Behar Bajrit. Burimet thonë se vilat e tyre janë pranë njëri tjetrit. Në lagjen Dobraç, burimet thonë se janë kontrolluar 10 banesa.
Lajmi mberriti në redaksi nga gazetarja Keti Babushi.
Lajmi ne perditesim...
me duket ju ka hy dreqi ne bark hengshi kokat tuaja me keto komente te pista
Përgjigjubajrat duhen ekzekutuar....jo arrestuar..
PërgjigjuËshtë tradhtuar operacioni.
PërgjigjuCa loti hahah 19 mij euro me ark kursimi te mbledhura per 1 vit
PërgjigjuJane bakshishet e tregtis peshkut
Policia e Shkodër është një nga policit më kriminale dhe bashkpuntorë të krimit.
PërgjigjuPo pse i bini në qafë kot Bajreve? Ato kan biznesin me peshk,! që nuk dijnë të xajnë peshk, dhe kursimet e vajzës 1 vjeçe ja kanë sjedhur miq dhe dashamirët e Babit gjob vënës.
Përgjigjuska nevoj me i thene se po vijm me ju arrestu. me kollaj futesh ne Damask se ne Dobraç. qe te ura e berdices merret vesh se po vijn dajat per kontroll.
PërgjigjuI kan lajmeru se ska mundesi mos me u gjet asigja jasht ligjshme te safeti
PërgjigjuOoo daja po kur keke ba me vajz ma e kur je martu nuk dikam gja , e pac me jete rrespekte nga hollanda
PërgjigjuKa marr i vajz prej familjes t mire pee gru
Si mo nuk e din mbesen e luigj currit ka per gru Vajzen e kontit dhe merites zoj shkodret Qe i bjen me ken vajza e axhs e grus enver bajrit
Ibrahimin e man dhe e shetit okani . Edhe ate dit ai e ka marr prej te vendngjarja. Sekuestroni tel e okanit se keni me gjet mrekullina
PërgjigjuNese doni vertet ta luftoni krimin ju dubet tjua nxini jeten atyre personave qe meren me krime , cdo nate kontrolle banese dhe ne cdo vend qe ata shkojne kontrolle sa ti beni qe te ikin fare nga vendi , presion nga te gjitha anet vetem ashtu i shkaterron duke mos i len te qete
Përgjigjupo he si doli furia e policise? ju i dini vrimat ku fshihen kriminelet kapini dhe kaq.
PërgjigjuSi gjithmonë, nje vrimë ne ujë, ikni se po vijmë.
Përgjigju