Rënia e euros, eksperti Gjokutaj në Report Tv: Shkak qarkullimi i parave informale dhe rënia e eksporteve

Euro ka pësuar sërish ulje në vendin tonë dhe ka rënën në nivelin e 115 lekëve. Shkak për zhvlerësimin e euros eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj thotë për Report Tv se është bërë inflacioni, rritja e normës bazë të interesit por edhe ulja e eksporteve.

Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti thotë se Banka e Shqipërisë duhet të reagojë pasi duke mbajtur të larta normat bazë të interesit për një kohë të gjatë nuk do ketë rritje ekonomike dhe kjo do të sjellë dobësimin e lekut.

“Faktorët lidhen me zhvillimet më të fundit që përshkruajnë edhe karakteristikat ekonomisë shqiptare. Inflacioni, nisur nga ato lloj kushtesh që realizoi qeveria duke mbajtur të ngrirë çmimin e energjisë  dhe duke rezultuar si mesatare një inflacion më i ulët se vendet e tjera,  ka ndikuar për të pasur një vlerësim të lekut. Edhe normat e interesit, ndikojnë në forcim të leku, por duhet pasur parasysh që banka duhet të reagojë se mbajtja gjatë e normave nuk ndikon në rritjen ekonomike, e cila nëse nuk është në pritshmëritë që kërkon tregu kthehet kundra, dhe është një minus dhe dobëson lekun”, tha Gjokutaj.

Gjokutaj thotë se ulja e eksporteve ka sjellë edhe kërkesë më të ulët për konvertimin e euros, duke ndikuar në rënie. Ndërkohë, një tjetër faktor sipas Gjokujtat mbetet qarkullimi i parave informale në treg.

Duke qenë se eksporte janë më të pakta se importe, kanë ndikuar në një kërkesë më të ulët për konvertimin e euros. Pjesa e shpenzimeve publike, pa kërkesa në treg nga furnitorë dhe klientë të buxhetit të qeverisë janë të vakta, s’kemi zhvillime të qenësishme, natyrshëm një arsye e fuqishme mbetet paraja informale në treg që është edhe qarkullimi cash nga remitancat por edhe pastrimi i parave sa kohë kemi një sektor të gjallëruar të parave jashtë bankave”, vijoi ai.

Më datë 28 dhjetor të vitit të kaluar euro zbriti në vlerën e 112.83 lekëve, niveli më i ulët i të gjitha kohërave në kursin e këmbimit me lekun. Ekspertët parashikuan se këto blerje në avancë do të reflektoheshin në një zbehje të kërkesës për euro gjatë tremujorit të parë të vitit 2023. Deri tani, një projeksion i tillë po konfirmohet dhe kursi i euros po ndjek një trajektore graduale rënëse gjatë gjysmës së parë të muajit shkurt.

Krahasuar me një vit më parë, kursi i këmbimit mes euros dhe lekut paraqitet në rënie me 4.4% dhe mbiçmimi monedhës vendase po vazhdon edhe në pjesën e parë të këtij viti.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeton: 15/02/2023 13:42

    Po si ndikon renia e eksporteve ne ulje te euro? Duhet te jete e kunderta. Bien eksportet ka me pak euro ne qarkullim, rritet euro. Mos ngatrron me kosoven, qe i shet shqiperise ne euro dhe e blen ne lek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!