Konsumi në bare dhe restorante ka shënuar rënie gjatë këtij sezoni turistik. Shoqata e Bareve dhe Restoranteve bën të ditur se në muajin qershor konsumi u ul me 30-35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Përjashtuar muajin maj, ku tendenca e konsumit u shfaq me rritje krahasuar me muajin maj 2025, në muajin qershor pati rënie të konsiderueshme. Pritshmëritë për përmirësim mbeten të vakëta për muajin korrik.
Sipas kryetarit të shoqatës, Enri Jahja, rënia është ndier veçanërisht në zonat bregdetare. Ai thekson se, pavarësisht situatës, këtë sezon nuk ka pasur rritje të çmimeve, ndërsa shpenzimet mesatare për një person në restorant variojnë nga 20 deri në 40 euro.
Edhe gjatë periudhës janar-shtator 2025, konsumi në bare dhe restorante u ul me 10-15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, në vend operojnë rreth 15.5 mijë bare, ndërsa sektori vijon të përballet edhe me mungesë të fuqisë punëtore, me një vakancë prej 10 deri në 20 mijë punonjësish.
Komente









Nuk ka lidhje me çunat por ka lidhje se Baret dhe Restorantet kane abuzuar nder vite
PërgjigjuBaret dhe restorantet jane plot por ..... po nuk leshove fature tatimore nuk ke se si te kesh stastika te sakta sepse nuk raportohet xhiro e sakte. Dhe qeveria se bashku me tatim taksat dhe dhjetera inspektorate ae ne pagusjme rrine ne hije dhe veshtrojne .... Zgjohu nga gjumi o Minister i Financave dhe ti o K/minister
PërgjigjuPo po, kane frike te hane peshk nga Spaku. Gazetari teneqesh. Arsyet kerkoji te gjendja ekonomike.
Përgjigju