Rreth 30 është numri i fëmijëve që i drejtohen çdo ditë urgjences pediatrike të spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa numri i të shtruarve në spital është 23.
Ky fakt bëhet i ditur nga shefi i repartit të pediastrisë në spitalin e Lezhës Mark Marku.
“Gjatë këtij muaji kemi një rritje të sëmundshmërisë mesatre, që do të thotë po ta krahasojmë muajin nëntor me muajin tetor kemi një rritje me 50 përqind më shumë raste, shtim të sëmundshmërisë, kryesisht janë vënë re rastet që viijnë më temperaturë të lartë dhe me infeksion të rrugëve respiratore me kollë, zënie gjoksi, bllokim dhe ftohje. Duhet gjithmonë në këtë situatë duke patur parasysh dhe temperaturën e lartë ku kemi patur raste të fëmijëve nga mosha 1-4 vjeç duhet të bëjmë kujdes"-thotë shefi i pediatrisë në spitalin e Lezhës Mark Marku.
Mjeku Marku jep dhe këshillat e duhura për mbrojtjen nga virozat gripale dhe një këshillë për prindërit se si të kujdesen për fëmijët në mënyrën e veshjes dhe përdorimet e antibiotikëve në rast et gripale.
“Kemi ftohje të kohës, po kështu kemi dhe lagështirë dhe në këtë situatë duhet patur kujdes për fëmijët që i çojnë, nëpër çerdhe, shkolla të cilët duhet të vishen mesatarisht dhe jo rëndë. Sa i përket familjarëve nuk duhet të fillojnë mjekimin me antibiotikë vetë, sepse stadi i parë i virozëve nuk kërkon antibiotik”-thekson ai.
Numri i të prekurve nga virozat gripale pritet që të jetë gjithnjë në rritje, pasi temperaturat sa vijnë dhe bien.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO











