/ATSH-ANSA/ - Problemi i vërtetë, tejkaluar këtu çështjen greke, është sesi Evropa e imagjinon veten e saj në të ardhmen, deklaroi kryeministri italian, Matteo Renzi në një intervistë me stacionin informativ televiziv Al Jazeera.
"Aktualisht duhet të zgjidhim emergjencën e Greqisë, por absolutisht duhet të ndryshojmë Evropën për brezat e ardhshëm", theksoi kryeministri italian.
"Sfida ime dhe ajo e liderëve më të rinj evropianë është krijimi i një vizioni për të ardhmen", shtoi ai.