TIRANE - 5 muaj pasi janë rikthyer si strukturë e drejtorisë së policisë së Tiranës, Shqiponjat, janë rikonfirmuar si një repart special mjaft efikas në parandalimin e krimit në kryeqytet.
“Ka një dinamikë mjaft të qetë duke filluar deri tek parandalimi i ngjarjeve kriminale, ofrimin sa mw cilësor për qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm. Duke filluar që nga parandalimi i ngjarjeve të ndryshme kriminale, bërja e mundur e kapjes së autorëve që mund të konsumojnë ngjarje të ndryshme, parandalimi i zhurmave akustike në lokalet e natës si dhe një larmishmwri që fillon nga periudha nga shtatori deri në majë qershosh, patrullimi pranë shkollave, marrja e kontaktit të vazhdueshwm me rojet e tyre dhe me stafin pedagogjik i shkollës për të bërë të mundur parandalimin e çdo ngjarje.” Shprehet Valdet Muçaj, komandant grupi
Veprojnë në pika kontrolli fikse, dhe të lëvizshme, duke monitoriar situatën e rendit dhe kontigjentët me tendencë për kryerjen e aktiviteteve kriminale.
Në 130 raste efektivat e Repartit Shqiponjat kanë mbështetur dhe janë bërë pjesë operacioneve të skuadrave të Antidrogës dhe Antikrimit ekonomiko-financiar.
Efektivat e Repartit Shqiponja kanë ndërhyrë edhe në ndihmë të Policisë Rrugore për disiplinimin e trafikut dhe ndëshkimin e shkeljeve që bëhen shkak për krijimin e trafikut të rënduar apo aksidentet rrugore.
/Shqiptarja.com

VIDEO