Ai është mjaft i njohur për produksionet dhe këngët e tij të shumta në rrymën rep, por këtë herë Snoop Dogg është bërë protagonist në një tjetër aspekt.

Reperi i njohur amerikan është bërë gjysh për herë të parë dhe gëzimin e ardhjes në jetë të nipit të tij e ka ndarë në Instagram.

Djali më i madh i artistit Corde Broadus dhe bashkëshortja e tij Jessica Kyzer kanë sjellë në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Zion.

“Zion. Ti ke shumë dashuri që është duke pritur për ty nipi im”,-ka shkruar reperi në Instagram.


snoop dog


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)