Replikat për Eurobondin, Ahmetaj-Tabakut: Gëzohu për Shqipërinë se PD qepë ishte, qepë është

Replikat për Eurobondin, Ahmetaj-Tabakut: Gëzohu për Shqipërinë se PD qepë ishte, qepë është

Arben Ahmetaj

Sigurimi i eurobondit nga Shqipëria u cilësua nga PD si borxh për të shlyer borxhin nga qeveria, por ministri Ahmetaj i është përgjigjur deputetes demokrate Jorida Tabaku. Ai thotë se sot ka fituar Shqipëria, prandaj duhet të gëzohen të gjithë përfshirë edhe opozitën.

Zonja Tabaku, gezohu edhe ti sot, se ka fituar Shqiperia dhe nese qeveria ia ka dale ta sjelle deri ketu ne vetem kater vjet Shqiperine, ka kaq shume akoma per te bere edhe per PD kur te vije ne qeveri nje dite (nese), sa te siguroj qe trishtimi yt sot eshte absurd! Une e di qe ti e do Shqiperine te pakten njesoj sa une zonja Tabaku dhe e di qe edhe ekonomine e do shume, paçka se e kupton pak. Por dashuria jote per Shqiperine me mjafton sot qe une te mundohem te ta thyej trishtimin. Ti ben krahasime pa asnje lidhje e nderuar zedhenese e ekonomise se partise qe e shkaterroi ekonomine (po ti s'ke asnje gisht ne ate shkaterrim, te kuptohemi).

Mali i Zi sot, eshte 3.95 (me borxh 55%) zonja Tabaku, ndersa Maqedonia eshte sot sa ne, rreth 3.55 pra edhe pse ka BB rating! Krahasimi me dje nuk behet me vendet e tjera zonja Tabaku, se eshte njesoj si te krahasosh nje molle me nje qepe apo nje kastravec, po behet me vetveten. E di ku jemi sot me ku ishim dje, kur sapo e morem ekonomine e shkaterruar nga ju dhe ku ishim pardje, kur ju e nxorret Shqiperine ne tregjet e kapitaleve? E pra ju e cuat 7,5% per periudhe 5 vjecare, 4 perqind me shume se sot, e per nje maturim me te shkurter. Ta them une, po mire ben ta lexosh vete duke hapur librat e llogarive te ketij shteti. Po beje te lutem, beje, te gezohesh per Shqiperine sot se per partine tende dje s'ke pse merzitesh, qepë ishte, qepë eshte. Naten e mire, zonja Tabaku.

Postim i Ministrit Ahmetaj ne Facebook

Shqipëria siguroi sot 500 milionë euro nga eurobondi, ndërsa interesi do të jetë 3.55%. Tregjet e kapitaleve e kanë pritur pozitivisht daljen ditën e sotme të Eurobondit shqiptar. Data e maturimit të këtij Eurobondi do të jetë viti 2025.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur