Replikat/ Basha: Dordolec që të tund krimi! Rama: Leri reagimet si të kënduarat për të larguar gogolët

Replikat/ Basha: Dordolec që të tund krimi! Rama: Leri reagimet si të kënduarat për të larguar gogolët

Edi Rama dhe Lulzim Basha

Pas akuzave të Lulzim Bashës se kryeministri është i marrë peng nga krimi dhe policia e prokuroria janë të angazhuara për të garantuar paprekshmërinë e të inkriminuarve, ka ardhur reagimi i Edi Ramës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ironizon Bashën duke i konsideruar reagimet e këtij të fundit si të kënduarat natën për të larguar gogolat. 

Lëri reagimet trimërore si ato të kënduarat natën për të larguar gogolat. Ty s'të ka lidhur asgjë me kriminelët?Ti je artist. Tani tregoju shqiptarëve kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra jote tek gazetari. Ah,mos harro kamerat e Krujës para se të flesh prapë.

Edi Rama, kryeministër

Kryetari i PD kishte shkruar më herët në Twitter se atë personalisht nuk e kishte lidhur asgjë me krimin, ndërsa akuzonte Ramën se mbronte të inkriminuarit.

Edi Rama nuk është më kryeminsitër por vetëm një dordolec që krimi e tund përditë në publik për të kërcënuar dhe trembur shqiptarët. Por shqiptarët nuk tremben. Unë as trembem dhe as shantazhohem. Sepse nuk jam peng i krimit. Sepse kurrë nuk më ka lidhur asgjë me kriminelët. Sepse sado t’i mbrojë Rama kriminelët dhe mbrojtësit e tyre, ata të gjithë do të përfundojnë atje ku e kanë vendin.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Ndërsa paradite, Rama akuzoi nga mbledhja e grupit parlamentar socialist se Basha doli blof me "Babalen" dhe denoncimin e ish-oficerit Emiljano Nuhu për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS, Rrahman Rraja, se kishte dhunuar ish të dashurën e tij, Xhisiela Maloku dhe denoncimi ishte mbajtur i fshehtë nga policia. Nuhu akuzoi gjithashtu se ishte kërcënuar me jetë në zyrën e tij nga të afërm të deputetit Rraja në sy të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.   

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bujku: 08/10/2018 18:31

    ore lerni p****t qe ty mose ju marre veshe njeri takohuni beni nje duele si ne kohet dhe mjafte se lodhet popullin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Digjen 5 dyqane gjatë natës në Kamëz, nuk dihen shkaqet

VIDEO/Digjen 5 dyqane gjatë natës në Kamëz, nuk dihen shkaqet