'Basha u tradhtua nga kunati i Babales', kreu i PD: Rama s'është më kryeministër, e tund krimi përditë

'Basha u tradhtua nga kunati i Babales', kreu i PD: Rama s'është më kryeministër, e tund krimi përditë

Kryetari i PD, Lulzim Basha

TIRANE - Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Shqipëria nuk ka më kryeministër, pasi sipas kreut të opozitës, Edi Rama tundet përditë nga krimi, ndërsa policia dhe prokuroria janë për t’i garantuar sigurinë, qetësinë, dhe paratë kriminelëve.
 

Shqipëria nuk ka më kryeministër. Shqiptarët nuk kanë më qeveri që mendon e punon për ta dhe hallet e tyre. Në vend të sigurisë, punësimit e mirëqenies, tani e tutje shqiptarët do të kenë vetëm telenovela. Ndërkohë qeveria, policia dhe prokuroria punojnë çdo ditë për t’i garantuar sigurinë, qetësinë, dhe paratë kriminelëve.

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Më herët, Rama akuzoi nga mbledhja e grupit parlamentar socialist se Basha doli blof me "Babalen" dhe denoncimin e ish-oficerit Emiljano Nuhu për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS, Rrahman Rraja, se kishte dhunuar ish të dashurën e tij, Xhisiela Maloku dhe denoncimi ishte mbajtur i fshehtë nga policia. Nuhu akuzoi gjithashtu se ishte kërcënuar me jetë në zyrën e tij nga të afërm të deputetit Rraja në sy të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.  

Reagimi i plotë i Bashës:

Piktori i dështuar është zhytur në artin e telenovelave: shkruan, dirigjon, interpreton dhe ju servir shqiptarëve përditë nga një shfaqje bajate, ku kriminelët janë heronj dhe ku krimi është virtyt.

Shqipëria nuk ka më kryeministër. Shqiptarët nuk kanë më qeveri që mendon e punon për ta dhe hallet e tyre. Në vend të sigurisë, punësimit e mirëqenies, tani e tutje shqiptarët do të kenë vetëm telenovela. Ndërkohë qeveria, policia dhe prokuroria punojnë çdo ditë për t’i garantuar sigurinë, qetësinë, dhe paratë kriminelëve. Sepse Rama mendon dhe vepron vetëm për të mbrojtur kriminelët. Ndaj çirret e betohet nga mëngjesi në darkë për të mbrojtur Tahirin, Xhafajan, Ballën, Rrajen, Çyrbjen, Gjushin, e kriminelët e lidhur me ta.

Edi Rama nuk është më kryeminsitër por vetëm një dordolec që krimi e tund përditë në publik për të kërcënuar dhe trembur shqiptarët.

Por shqiptarët nuk tremben. Unë as trembem dhe as shantazhohem. Sepse nuk jam peng i krimit. Sepse kurrë nuk më ka lidhur asgjë me kriminelët. Sepse sado t’i mbrojë Rama kriminelët dhe mbrojtësit e tyre, ata të gjithë do të përfundojnë atje ku e kanë vendin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim