Report Tv ka siguruar pamjet sesi është dhunuar brutalisht nga kamarierët e një lokali në Durrës refugjati maroken Elmedi Nouak, i cili prej tre muajsh jetonte në Durrës. Në pamje shihet se dy kamarierët e dhunojnë duke e goditur me grushte dhe me shqelma në sy të klientëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datë 19, ndërkohë që policia reagoi zyrtarisht duke njoftuar se është dhunuar nga kamarierët, pasi kishte shqetësuar klientët.
Policia bën me dije gjithashtu se marokeni pasi është marrë në komisariat dhe më pas është lënë i lirë serish ka shqetësuar qytetarët në rrugë dhe pasi ka shkuar patrulla e ka gjetur në gjendje të dehur dhe gjatë kontrollit të tij fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa.
Policia ka shoqëruar në komisariat shtetasin E.V, 30 vjeç, banues në Durrës, i cili punon si kamarier në një lokal në lagjen nr 6, Durrës.
30-vjeçari ka deklaruar se shtetasi maroken kishte shkuar me sy të nxirë, në gjendje të dehur në ambientet e lokalit ku ai punon duke shqetësuar klientët. Shtetasi E.V është proceduar penalisht nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës për veprën penale ‘‘Plagosja e lehtë me dashje“.
Lajmi kryesor:
Rrugëve të Durrësit, i dhunuar/ Marokeni fajëson uniformat blu, policia e mohon kategorikisht: E rrahën në lokal, shqetësonte qytetarët! E gjetëm me kanabis
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26%
-
Pak
40.5%
-
Aspak
33.4%
Vota total: 1298
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Baleti kontemporan 'Uni' shfaqet me sukses në Durrës, Shqevi: 'Uni' na bën të rikthejmë vëmendjen te brendia jonë
27 Korrik, 14:34
-
VIDEO/ U mori varësen me forcë dy pushuesve në plazhin e Durrësit, arrestohet 32-vjeçari (EMRI)
27 Korrik, 11:52
-
Durrës/ Humbi kontaktet me familjen para 2 ditësh, gjendet i mbytur në det 20- vjeçari
27 Korrik, 11:46
-
Sherr për pronën në Kurbin, kushërinjtë qëllojnë me armë ndaj njëri-tjetrit, 3 të plagosur! 4 të arrestuar, mes tyre polici që përdori armën e shërbimit
26 Korrik, 16:13
-
Zbulohet 'baza' e prostitucionit në Durrës, arrestohen 2 vajza 25-vjeçare! Në kërkim 3 të tjerë
26 Korrik, 13:37
-
Sherr për pronësinë në Kurbin, kushërinjtë qëllojnë me armë ndaj njëri-tjetrit, 3 të plagosur! Polici gjuan me armën e shërbimit
25 Korrik, 22:13
-
Me përgjues në hotele dhe spiunë në rrugë, si survejoheshin turistët në periudhën komuniste! Zbulohen dokumente të reja në ekspozitën e çelur në Durrës
25 Korrik, 15:54
-
Durrës/ Iu merrnin para qytetarëve që parkonin mjete në 2 hapësira pa pagesë, procedohen penalisht 3 persona
24 Korrik, 10:22
-
Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik gjatë natës, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës
24 Korrik, 07:05
-
Durrës/ Plagosi 70 vjeçarin për borxhin e të birit, publikohen pamjet si ndodhi ngjarja
23 Korrik, 12:40
-
Durrës/ Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë pasagjeri
23 Korrik, 09:32
-
Vijon fluksi i udhëtarëve në portin e Durrësit, rreth 7.7 mijë pasagjerë pritet të mbërrijnë nga Bari! 27 sportele në funksion
21 Korrik, 11:38