Report TV siguron progres raportin/ KE hetim për fondet e IPARD: Shqipëria të bashkëpunojë, të ofrojë asistencë efektive për hetuesit e BE

Report TV siguron progres raportin/ KE hetim për fondet e IPARD: Shqipëria të bashkëpunojë, të ofrojë asistencë efektive për hetuesit e BE

1699447044_168976568619.00215518.Still010.jpg

TIRANE - Report Tv siguron Progres raportin të Komisionit Europian të vitit 2023 për Shqipërinë.

Ndër të tjera në faqen 74 të progres raportit trajtohet mbrotja e interesave financiare të BE-së. Në këtë pjesë i kushtohet vëmendje hetimeve të përdorimit të fondeve të IPARD II.

Shqipërisë I kërkohet  të përmirësojë bashkëpunimin e saj me Komisionin Evropian për hetimet si dhe të hartohet një strategji kombëtare kundër mashtrimit 

“Shqipëria ka siguruar një nivel përafrimi me acquis të BE-së, megjithatë, ajo ende duhet të harmonizojë plotësisht legjislacionin e saj me Direktivën e BE-së për luftën kundër mashtrimit ndaj interesave financiare të BE-së me anë të ligjit penal” thuhet në raport.

Shërbimi kombëtar i koordinimit kundër mashtrimit ka krijuar një rrjet që përfshin autoritetet e tjera përkatëse, i cili takohet rregullisht. Megjithatë, rolet e autoriteteve pjesë e rrjetit AFCOS duhet të qartësohen më tej në lidhje me mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Një strategji kombëtare kundër mashtrimit duhet ende të miratohet.

Manuali i procedurave për parregullsitë vazhdon të përditësohet. 

Shqipëria duhet të përmirësojë bashkëpunimin e saj me Komisionin Evropian për hetimet. Në vitin 2022, raportoi 71 raste të parregullsive dhe mashtrimeve të dyshuara në programet IPA dhe IPARD. Megjithëse bashkëpunimi për hetimet është përmirësuar, Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet e saj në zhvillimin e një historie solide në bashkëpunimin në hetime, duke ofruar, ndër të tjera, asistencë efektive operacionale për hetuesit nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) në mënyrë që ata të mund të delegojnë plotësisht detyra e tyre në kryerjen e një kontrolli në vend në përputhje me Rregulloren (BE, Euratom) Nr 883/2013 dhe Rregulloren (KE, Euratom) Nr 2185/1996.

Në korrik 2023 Komisioni Evropian pezulloi përkohësisht pagesat nga programi për Shqipërinë në pritje të gjetjeve përfundimtare nga zyra e OLAF. Vetë Ministria e Bujqësisë në Tiranë e pranoi nisjen e hetimeve, por i konsideroi si procedurë normale, e ndodhur edhe në shumë raste edhe në vendet e Bashkimit Evropian. 

Shqipëria është vend kandidat për në Bashkimin Evropian që nga viti 2014. Në vitin 2018, Komisioni rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë pa kushte. Në mars 2020, Këshilli Evropian miratoi vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, ndërsa në fund të korrikut 2023 doli raporti i parë Screening.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Progres raportin e KE

 


Lajmi kryesor:

Progres raporti i KE: Shqipëria po përparon me negociatat! Drejtësia po jep frytet e reformës, kujdes klimën politike! Korrupsioni mbetet shqetësim serioz


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë