'Kushtetuesja', Kuvendi i kërkon Komisionit të Venecias të shprehet për Metën/ DOKUMENTI

TIRANE- Kuvendi i kërkon opinion Komisionit të Venecias përmes një letre ku parashtron disa pyetje për të shprehur, lidhur me kushtetueshmërinë e veprimeve të presidentit ilir meta për emërimin e anëtarëve të gjykatës kushtetuse. Kjo kërkesë erdhi pas kërkesës së një grupi deputetësh për të shtuar në procesin hetimor dhe disa akte dhe veprime të tjera të Presidentit meta në lidhje me emërimin e gjyqtarëve kushtetues.

Kuvendi i Shqipërisë i ka derguar disa pyetje komisionit të venecias lidhur me  shkeljet kushtetuse të pretenduara nga kuvedni, që ka kryer presidentit Ilir Meta për ngritjen e gjykatës kushtetuse. 

Letrën e ka dërguar kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi drejtuar Presidentit të Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio, ku parashtrohen shkeljet e pretenduar   për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Një ndër çështjet e trajtuar në letër është rasti i Arta Vorpsit. Kuvendi pyet komisionin se a mundet presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit për një anëtare të Gjykatës Kushtetuse të zgjedhur nga organe kushtetuse sipas ligjeve në fuqi.   

Kuvendi iu drejtua për opinion Komisionit të Venecias më 30 dhjetor. Në letër thuhet se më 5 dhjetor “Kuvendi ka zgjeruar objektin e hetimit” të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe “afatin e veprimtarisë së tij, nisur nga një kërkesë e re e një grupi deputetësh për të shtuar në procesin hetimor dhe disa akte dhe veprime të tjera të Presidentit në lidhje me emërimin e gjyqtarëve kushtetues ndodhur në nëntor të këtij viti, për të cilat kërkuesit çmojnë se Presidenti ka kryer shkelje të detyrimeve kushtetuese dhe përbëjnë shkak për shkarkimin e tij”.

Ndërsa komisioni hetimor vijon punën sipas objektit të hetimit, ka lindur nevoja të kërkohet mendimi i specializuar në lidhje me disa çështje mbi sa parashtrohet më sipër.

Pyetjet që i drejtohen Komisionit të Venecias:

Emërimi i një gjyqtari kushtetues tej afatit prekluziv 30 ditor dhe jashtë listës së kandidatëve të miratuar me vendim të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi a cenon parimin e Gjykatës së krijuar me ligj? Sa e pajtueshme është me konceptin e një “gjykate të caktuar me ligj”, siç parashikohet në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, zgjedhja e një gjyqtari në kundërshtim me procedurën kushtetuese dhe ligjore?

A ndikon situata e paraqitur në pyetjen e parë në legjitimitetin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese duke vënë në dyshim garancitë e shtetasve për një proces të rregullt ligjor? A bie ndesh kjo me opinionin e Komisionit të Venecias të datës, 14.03.2016, për mekanizmat zhbllokues në zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të organeve kushtetuese?

A është në përputhje me standardet më të mira, zbatimi i mekanizmit zhbllokues pas mosveprimit të Presidentit për të emëruar brenda 30 ditëve gjyqtarin kushtetues, si rrjedhojë e të cilit konsiderohet i emëruar gjyqtari kushtetues?

A mundet Presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues kur ai/ajo në kuptim të ligjit konsiderohen të emëruar? Në këtë rast, a konsiderohet e cenuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën?

Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues, nisur nga solemniteti i betimit si akt, çfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë? A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit, për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari është emëruar në detyrë për efekt të ligjit?

Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standardeve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin?

Komisioni hetimor parlamentar i ngritur për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit të republikes tashmë do të shqyrtojë jo vetëm kushtetushmërinë e vendimeve të Ilir Metës për dekretet e tij për zgjedhjet e 30 qershorit, por edhe kushtetushmërinë për veprimet e tij gjatë ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

(Kliko këtu për të lexuar pyetjet e Kuvendit për Komisionin e Venecias për hetimin e Metës)

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?