EKSKLUZIVE - Mbrëmjen e 8 Majit 2018, policia njoftoi zyrtarisht zbatim e vendimit të Gjykatës së Tiranës, për dosjen “Hajdari” dhe ekstradoi nga Turqia në Shqipëri Izet Haxhinë të dënuar me 25 vite burg me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim.
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht vendimin e plotë numër 316 datë 29 Prill 2002, vendim i cili në 33 faqe zbulon episodet që sipas prokurorisë lidhin Izet Haxhinë si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, Besim Cerës dhe plagosjen e Zenel Nezës.
Sipas vendimit të Gjykatës, Izet Haxhia vërtetohet se është pjesëmarrës në krim në rolin e ndihmësit dhe si prova për këtë implikim sjell tre dëshmi, jo më shumë se 14 rreshta në 33 faqe vendim, atë të Agim Logut, Kujtim Yzos dhe shpjegimet e Jaho Mulosmanit. Në vendimin e saj, referuar materialeve të Prokurorisë, Gjykata përshkruan tre episode ku grupi që qëlloi mbi Hajdartin është takuar dhe ndihmuar nga Izet Haxhia.
Episodi i parë është përshëndetja mes Jaho Mulosmanit dhe Izet Haxhisë në ambientet e Hotel "Muratit" në Dajt më 11 shtator, një ditë para vrasjes së Azem Hajdarit.
Si provë e prokurorisë, për këtë epsiod përmendet dëshmia e Jaho Mulosmanit, i cili ka sqaruar se pasi kanë bërë pagesën tek Hotel 'Murati', grupi ka zbritur në Tiranë dhe me ta kanë qenë dhe vëllezërit Izet dhe Ismet Haxhia dhe janë ndarë në afërsi të shkollës Pedagogjike pranë Rrugës së Elbasanit.
(Episodi i parë i pasqyruar nga Gjykata, takimi i Izet Haxhisë me Jaho Mulosmanin në një hotel në Dajt)
Episodi i dytë i përket datës 12 shtator 1998, pak orë para vrasjes së Azem Hajdarit, kjo e mbështetur mbi dëshminë e Agim Logut. Në vendim shkruhet se, rreth orës 19:00 të datës 12 kanë zbritur nga Kodrat e Liqenit për në qytetin e Tiranës dy makina “Mercedez Benz” me targa Vlore Vl 0676 B në të cilën ndodheshin Jaho Mulosmani, Fatmir Haklaj, Naim Cangu dhe furgoni "IVECO" i policisë së Bajram Currit me të cilin grupi kishte ardhur nga Tropoja në të cilin ndodheshin dëshmitari Agim Logu dhe të pandehurit Izet Haxhia, Halil Haklaj dhe Elez Haklaj.
Furgoni në të cilin lidhet emri i Izet Haxhisë rezulton sipas këtij vendimi se ka ndaluar tek Kinema 'Partizani' pranë 'Ushtarit të panjohur' ndërsa 'Benzi' me targa Vlore ka ndaluar pranë selisë së PD në rrugën që të çon tek hotel 'Drini'.
(Episodi i dytë i pasqyruar nga Gjykata, udhëtimi i Izet Haxhisë me Haklajt nga Tropoja)
Epidosi i tretë që krijohet direkt pas përplasjes me armë të ndodhur në ora 21:15 min, ku mbeti i vdekur Azem Hajdari, Besim Cera dhe ku u plagos Fatmir Haklaj dhe Naim Cangu është dhe i fundit i përshkruar nga akuza.
Pas vrasjes, shprehet Prokuroria, Jaho Mulosmani largohet me Fatmir Haklajn dhe Cangun e plagosur drejt spitalit civil në Tiranë. Gjatë rrugës Jaho Mulosmani sipas Prokurorisë lidhet në radio me Izet Haxhinë që ndodhej në furgonin 'IVECO' të policisë së Tropojës duke i thënë Haxhisë të shkonte në rrugën pranë spitalit civil.
Sapo i janë afruar spitalit, Jaho Mulosmani dhe të tjerët përshkruan akuza, kanë transportuar nga 'Benzi' me targa Vlorë të plagosurin Cangu, në furgonin ku ndodhej Izet Haxhia me të tjerët. Në këtë moment Haxhia ka kaluar nga Furgoni 'IVECO' për tek mjeti 'Mercedes Benz' me targë VL 0676 B që rezulton se është dhe mjeti i fiksuar në vendin e vrasjes së Hadjarit.
(Episodi i tretë, drejtimi i automjetit të atentatorëve të Azemit nga Izet Haxhia)
Gjykata jep dhe një përshkrim për rolin e Izet Haxhisë duke sqaruar se “Nga rrethanat e zhvillimit të ngjarjes, hetuesit shprehen se ky krim është planifikuar prej 10 shkurtit në Tropojë e më pas më 11 dhe 12 shkurt është zhvendosur në Tiranë.
I pandehuri Izet Haxhia është vëlla me të pandehurin Ismet Haxhia dhe njëkohësisht një person që gëzon besim si te Azem Hajdari ashtu dhe te drejtuesit e Partisë Ddemokratike.
Për një kohë të gjatë ai kishte kryer rolin e truprojës të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berishës, ky pozicion sipas hetuesve i jepte atij mundësinë të lëvizte lirshëm në ambientet e selisë së Partisë Demokratike dhe duke marrë informacion të saktë për lëvizjet e Azem
Hajdarit pa rënë në sy.
Prokurorët shkojnë dhe më tej duke bazuar akuzën e tyre se, pa ndihmën e të pandehurit Izet Haxhia, personat pjesëmarrës në vrasje ishin të ndërgjegjshëm se, vrasja e Hajdarit do të ishte shumë e vështirë.
Ky vendim ëshë ankimuar në Gjykatën e Apelit në Tiranë e cila me vendimin numër 351 datë 9 korrik 2002 ka vendosur lënie në fuqi të dënimeve dhënë nga shkalla e parë. Po ashtu edhe Gjykata e Lartë më datë 14 shkurt 2003 ka vendosur lënie në fuqi të dy vendimeve të mëparshme.
Report Tv siguron vendimin e Gjykatës/Tre episodet që lidhin Izet Haxhinë me vrasjen e Azem Hajdarit
Komento
Ky izet haxhia ka qen bodigard po salhe krimineli se dinte që ky ishtd kriminel ? ? ? Edhe azemi po më kriminel se salheu e izeti ka qen gjeti atë që kërkonte . Mos u lodhni kot për kto lloi plerash të tre njësoi .
PërgjigjuPo mir ketu ja ka fut sala Izet haxhis e ka denuar pa drejtesisht po ne greqi qe e kan denuar perjet kush ja ka fut , mos u beni injoranter o popull ky eshte nje kriminel qe duhet te bej burgun dhe te paguaj per gabimet qe ka ber , ka mar jet njeriu ne greqi e ne shqiperi mos i politizoni gjerat kot
Përgjigju1-N.q.s. Izet Haxhia ka vrare ne Greqi le te faktohet,eshte tjeter problem. 2-N.q.s. kaseta e bisedes te Azemit me Fatmirin para vrasjes eshte zhdukur dhe nuk ka tjeter duble,ky ze nuk eshte pa gje. 3-Nje gje eshte me se e vertete:Azemi nuk e ka ditur qe Fatmiri ishte ne benz,dhe Fatmiri nuk e priste qe Azemi ti vinte.Kete pune e kishte marre persiper plaku i Haklajve.Nje loje dhelperake ,i ka afruar personat si ne romane dhe filma.Ky eshte thelbi. 4-"Plani per vrasjen e Azemit ishte bere 3 dite me pare,para selise te Partise Demokratike ,duke pritur disa ore,se s'kishte tjeter opsion tjeter". Kete mund ta sajoje nje 6 muaj kurs vegel.Por se beson asnje femije.Ketu eshte vendi per te shtuar deponimin e prokurorit nga Gramshi dhe te fshehtat e saLESHIT. 5-Nuk kishte asnje arresye qe Haxhia-jt te vrisnin Azemin dhe pak me teper te urdheronin e ta nxirrnin ne prite.Nuk e kishin ate potencial ti degjonin. 6-Token nen kembe e kishte ne zjarr Pelicelina.Ai tani e dinte qe Haklajt kishin mesuar te verteten.Ai ngutej qe me nje gur te vriste dy zogj. Me urdher apo me dredhi,vete apo me veglat servile qore ,kjo nuk ka rendesi dhe del lehte nga bisedat telefonike.Ai ka treguar dhjetra here,si nje supermafios me gjakfohtesine me te madhe ka vrare bashkepunetoret e tij.Kjo ishte e lehte ,dhe pa treguar per pranine e Fatmirit. Deri kur saLESHI do te shije mbi kete popull te drobitur?
Dedukdsione logjike te prokuroreve apo fjale deshmitaresh te pa faktuara? Me kete logjike i bije qe sipas thenieve te Izet Haxhise, Saliu, Shkerdheni, Ylli Rakipi, Pollo dhe plot te tjere te denohen me burgim te perjetshem.
Përgjigju1-N.q.s.Izet Haxhia ka vrare ne Greqi ,te vertetohet dhe kjo eshte dicka tjeter. 2-N.q.s. kaseta e bisedes Azem Hajdari me Fatmir Haklaj para vrasjes eshte zhdukur dhe nuk ka te dubluar (ky ze nuk eshte pa gje) 3-Sipas prokulesheve 3 dite me pare u bene planet.Dhe Azemi do te vritej perpara selise te Partise Demokratike, duke pritur ore te tera? Se s'kishte rruge tjeter?Kete llogjike dhe nje femije s'e pranon,jo prokurore profesionale. 4-Azem Hajdari nuk e ka ditur qe ne benz ka qene Fatmiri.Dhe Fatmiri nuk e priste qe ti vinte Azemi .Ky eshte thelbi i ketij problemi.Te dy nuk ishin te interesuar ,sepse problemi ishte marre persiper per tu zgjidhur nga plaku i Haklajve. 5-Nuk kishte asnje arresye qe burrat e beses,Haxhia te ishin te interesuar te vrisnin Azemin? 6-Toka nen kembe i digjeshe saLESHIT.Tani ai ,e ndjente qe Haklajt kishin mesuar cdo gje te vertete per vrasjet.Si mafjos qe ka zhdukur dhjetra bashkepunetore te tij, ai donte me nje gur te vriste dy zogj.Se si e kompozovi situaten vete ,apo me mashat servile,kjo pak rendesi ka.Kete le ta thone prokuroret dhe celularet.Eshte fare e lehte per tu provuar. 7-Mos lejimi dhe debimi me arrogance i expertit te autopsise verteton se cdo veprim ishte i paramenduar dhe me ndergjegje te plote. 8-Ketu duhet vleresuar dha deponimi i prokurorit te Gramshit. Deri kur krimineli mei madh i te gjitha kohrave te ketij vendi te dermuar,Pelicelina do te do te shije ne kurrizin e ketij populli