Edhe pse prej 4 vitesh fermerët e zonës Topojë- Seman në Fier hasin vështirësi në shitjen e drithërave as këtë sezon të ri të mbjelljeve nuk heqin dorë nga kultivimi i këtyre kulturave bujqësore. Një prej kultivuesve më të mëdhenj në zonë, Mili Sako pohon se i gjithë prodhimi i një viti mẽ parẽ i mbeti stok për muaj të tërë, dhe në këto kushte, u detyrua ta shiste nën kosto, me 23 lekë për kilogramë , ndërkohë që duhet të ishte të paktën 35 lekë pêr kilogramë. Ai ka pasur humbje të mëdha financiare dhe nuk e fsheh zhgënjimin por megjithatë do të vazhdojë të mbjellë me grurë sipërfaqet e marra me qera.
“Do mbjell deri sa të falimentoj plotësisht, pasi tashmë nuk ka kthim pas dhe nuk mund të investojë në sektor tjetër”.
Ndërkohë një prej fermerëve të rinj të zonës Vilson Sika, pohon se prodhimin prej 400 kuintal një ka shitur nën kosto. Rreth 60 ha tokë tokë bujqësore që zotëron sërish do ta mbjellë me drithëra.
“Nuk mund të braktis investimin shumëvjecar e as të braktis prindërit e moshuar”, thotë 28- vjecari, ndaj do të mbjelle grurë me shpresën se situata do të ndryshojë.
Një tjetër fermer i ri, Ermir Cuni, i cili zotëron 18 ha tokë bujqësore pohon gjithashtu se nuk do të braktisë investimin e një jete të familjes së tij, edhe pse shitja nën kosto e prodhimit i vështirëson gjithë zinxhirin e punës.
“Jemi të braktisur në fatin tonë thotë fermeri, teksa apelon për më shumë politika mbështetëse nga shteti”.
Në këtë periudhë të vitit, fermerët janë në fazën e gjetjes së tregut për kulturën e misrit, por njëlloj si gruri, cmimi është nën kosto. Edhe pse punojnë në kushtet e mbijetesës, fermerët e Topojë- Seman, dikur zonë e njohur si “ Hambari i Myzeqesë” janë shprehur njëzëri se nuk do të aplikojnë në Skemën e re Kombëtare për Bujqësinë pasi pavarësisht se kanë aplikuar vitet e shkuara nuk kanë qënë përfitues.
R.D/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7884
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erion Braçe 'përplaset' me komentuesin: O hajvan, nuk ka urë të gatshme, po e ndërtojmë
23 Nëntor, 12:11
-
Moti i keq në Fier/ Disa fshatra pa energji elektrike
22 Nëntor, 18:51
-
Moti i keq në Lushnjë/ Rrugët kryesore në pushtetin e ujit! Ndërprerje e energjisë elektrike në qytet dhe zona rurale (VIDEO)
22 Nëntor, 18:29
-
Komedia ‘Ëndërr në papafingo’ në skenën e Teatrit të Fierit! Regjisori Leka Bungo: Trajton familjen socialiste në vitet ‘70
22 Nëntor, 18:12
-
Masat pas vrasjes së Martinit, shqiptarët në shumicë dërrmuese pro mbylljes së TikTok e Snapchat! Fieri nis blerjen e kamerave për kopshtet e shkollat
22 Nëntor, 17:00
-
Lushnjë-Rrogozhinë/ Makina me shpejtësi del nga rruga dhe përplas dy mjetet e parkuara para hotelit, s’ka të lënduar! Policia ndalon drejtuesin, shkak dyshohet edhe lagështia
22 Nëntor, 16:58
-
Po transportonin emigrantë drejt Shkodrës, 5 të arrestuar, braktisën mjetin pasi panë policinë
22 Nëntor, 12:40
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Aksident në aksin Petovë-Libofshë/ Makina përplaset me motorin, 1 në gjendje të rëndë! Dërgohet drejt Traumës
20 Nëntor, 18:23
-
Fier/ Vrasja me thikë e 20-vjeçarit nxënës te ‘Petro Sota’, familjarët kërkojnë hetime më të thelluara: Gjykata të kthejë dosjen në prokurori
20 Nëntor, 17:49
-
VIDEOLAJM/ ‘Dielli i Zi’ në Roskovec, spektakli magjepsës i zogjve shtegtarë
20 Nëntor, 15:05
-
Nëna denoncon në media: Kanë tentuar të më rrëmbejnë fëmijën 11-vjeç! Policia sqaron situatën për Report tv: Është trembur!
19 Nëntor, 15:30
Siete tutti bastarti e nessuno pensa problemi ce la familia da per tutto nord e a sud dovete andare in Europa con pensione 100 al mese e lek albania e più forte del euro bravo ladri di governo albania
Përgjigju