Reportazh/ Udhëtim në
Kukël me poezinë e Mjedës

Reportazh/ Udhëtim në<br />Kukël me poezinë e Mjedës
Në këto ditë, më 22 nëntor, për nostalgji dhe për adhurim isha në Kukël, në rezidencënkishën ku dom Ndre Mjeda meshoi dhe jetoi përmbi 20 vjet. E adhuroj prej se e kam njohur dom Ndre Mjedën. Dhe kam një mister, një errësi që nuk ma shterën dot çastet, motet, ditët e mia në mbi 70 vjet, nuk ma shpjeguan dot atë që përse e dua ende edhe sot Ndre Mjedën poet… Një errësi, një hon që prej Mjedës poet, poet në dhëna të tjera, në klima të tjera, poet në Kukël…, në truall me plepa të butë e qeparisa, në cep trualli mbështetur në mal, dhe përballë i terrësuar në igrasi, në ujëra të mbufatura e të turbullta kënetash shekullore, oh, ku më je, ku më je aty mes mjegullash e mes kënetash, ti o prift i shenjtë i arbrit, ti o dom poeti Ndre Mjeda!.. Po, po ende ku është? 

Kështu ai, Mjeda, më terrësohet edhe më tepër tek askundi, tek ne, tek ti, tek unë … Një errësi e hon që nga pangjashmëritë kohore dhe kulturore nuk e pranon, madje do të thosha e përjashton përbuzshëm çdo analogji.

Analogjinë që, ja, në vitet 1920-’30 jetova kënetave unë Mjeda, por mos i jetofshi cilëtdo qofshi ju.. ju poetë që vini mbas meje, ju mos i jetofshi kurrë kënetat e Kuklit.. Mos i jetofsh këto, ti o poet i ardhshëm.. ti o njeri, ti sivëllai im i letrave që vjen pas meje.

shpia muze e dremjedes

Prapë atje më tej nxin një gropë e hapur… gropa e hapur e fatit. Një peng… Një boshësi që nuk ka shpjegim, që nuk pranon shpjegim… Në fenomenin, në pradigmën kulturore Ndre Mjeda, për më shumë, në poezinë e quajtur Ndre Mjeda, mbase jo vetëm për mua… mbetet ende një mosshpjegim, mbetet një enigmë që nuk pranon të çkyçet, të hapet. Kjo enigmë ashtu si hapje-mbyllja e perlave të një guaske, nuk e pranon shpërblimin e mundimit… Shpërblimin që çdo argat e ka shpengim.

Por këtu nuk ka llogari të shlyera, shpërblime të llagarta… paqëtime të nxjerrjes nga marrja peng… Nuk ka magji që shpërfaqen, nuk ka hokus-pokus në rastësi apo përjetësi që e zgjidhin misterin… Prandaj, me shpresë se do të avitem te diçka e prekshme, tokësore, te diçka më e kthjellët sesa misteri, prandaj mbase më 22 nëntor 2014, I ftuar nga dom Nik Ukgjini, isha në Kukël. Dhe isha veçanërisht i lumtur që në këtë 148 vjetor të lindjes së tij, marr pjesë në një takim poetësh, në një takim pikërisht aty në Kukël, aty ku ai ka jetuar, aty ku ai ka shkruar, aty ku meshëtari Ndre Mjeda ka predikuar.

ndre mjeda

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit” 

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit”