Reportazhi i Euronews, ja si janë
shndërruar bunkerët e Enverit 

Udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, kërkoi ndërtimin e 173,371 bunkerëve ndërmjet viteve 1975 dhe 1983, të cilët tashmë po përdoren si sera, kinema, ekspozita dhe salla seminaresh.

Pronari shqiptar i hotelit, Kujtim Roçi kurrë nuk do ta harrojë vitin 1992. Ishte viti kur djali i tij më i madh lindi dhe hapi biznesin e tij të vogël në bregdetin e Golemit.

Shpejt pas rënies së komunizmit, Roçi vendosi që të transformojë një nga bunkerët në plazhin e Golemit në një bar në përpjekje për të nxjerrë para në ato kohë të vështira. Ndërsa shumë prej miqve të tij qeshnin me idenë, biznesi filloi të rritej me shpejtësi.

Bari shumë shpejt u zëvendësua me një restorant, dhe më pas do të pasohej me një hotel tri katësh pranë bunkerit, të cilit do t’i vinte emrin e djalit të tij të madh.

“Kjo copë betoni më bëri mua ky që jam sot,”- tha Roçi, duke tregtuar një pjesë ende të dukshme të bunkerit në hyrje të hotelit.

Bunkeri që Roçi zhvilloi perandorinë e biznesit të tij është një nga mijëra strukturave të betonit që gjenden në të gjithë Shqipërinë, një mbetje nga koha e komunistëve që i ka rezistuar kohës.

Nën frikën e pushtimit nga të huajt, lideri komunist shqiptar Enver Hoxha kërkoi ndërtimin e 173,371 strukturave ndërmjet viteve 1975 dhe 1983 për shqiptarët për tu mbrojtur në rast sulmi.

Sulmet, gjithsesi, kurrë nuk ndodhën.

Në fakt, vetëm kur njerëz si Roçi filluan t’i shndërronin bunkerët në bare buzë plazhit, restorante, magazina, kolibe për qentë dhe muze duke u vënë në punë.
Në 2014-n, një bunker gjigand në periferi të Tiranës u shndërrua në Bunk’Art.

I ndërtuar fillimisht për Hoxhën dhe njerëzit pranë tij, kompleksi i fshehur është bërë një hapësirë kulturore ku zhvillohen ekspozita, performanca dhe koncerte. Tashmë tërheq shumë turistë dhe renditet i pari ndër atraksionet e Tiranës në TripAdvisor.

Nxitur dhe prej suksesit të Bunk’Art, operatori i tij, shoqata shqiptare “Qendra Ura”, çeli dhe një tjetër muze të quajtur Bunk’Art 2 në qendër të Tiranës në nëntor të 2016-ës.

Ndërtesa e muzeut të dytë është një bunker kundër-bërthamor i cili i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme. Bunk’Art është një nga dëshmitë më të qarta të projektit “të bunkerizimit” të Hoxhës.

Gjithsesi, ndërtimi i një hyrje artificiale në muze u vonua për shkak të protestave politike kundër asaj të cilët shumë e quajtën “nostalgji për të kaluarën e dhunshme”.
Për të luftuar këtë perceptim dhe për të risjellë bunkerët në kontekstin e Shqipërisë moderne, shumë artistë vendas e kanë përdorur bunkerin për të sjellë mesazhe pozitiviste.

Projekti “Treffpunkt Bunker”, i udhëhequr prej një grupi studentësh gjermanë, bëri bashkë disa prej artistëve shqiptarë, ku secili pikturoi dhe ri-dizajnoi pjesë të një bunkeri në një nga kodrat e Tiranës.

Edhe pse në atë periudhë ka pasur kaq shumë trishtim, njerëzit kanë gjetur mënyra për të shijuar jetën dhe unë dua që të sjellë kujtimet e mija të asaj periudhe, tha njëra prej artisteve, Stela Sulioti, e cila kishte përdorur vetëm ngjyra të çelura në dizajnin e saj.

Arkitekti Arnen Sula ka kohë që sjellë mënyra të ndryshme të ripërdorimit të bunkerëve, që nga sallonet kur bëhen tatuazhet deri te kolibet për kafshët.

Ai thotë se disa bunkerë, të cilët u vandalizuan dhe u shkatërruan pas rënies së regjimit komunist, duhet të lihen me një anë.

Kjo tregon zemërimin që kishin njerëzit me  të kaluarën tonë komuniste dhe vështirësitë tona ekonomike, kështu që ato morën gjithçka munden  prej tyre, si orendi, tela elektrike, materiale për filtrimin e ajrit apo edhe tulla”, shpjegon ai.

Por Sula mendon se bunkerët, të cilët janë ende në një gjendje të mirë, mund të ndihmojnë ekonominë duke u shndërruar sera, dhoma frigoriferike, kinema, hostele, salla ekspozimi dhe salla seminari.

“Kjo do të rrisë punësimin, do të nxisë turizmin dhe do të gjenerojë ekonominë e zonave ku bunkerët janë të vendosur,” thotë ai./ Euronews

[gallery]24042[/gallery]

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve