ELBASAN- Për Pashkë, në fshatin e vogël malor të Seltës në Shqipërinë qëndrore, fshatarët kristiano- orthodoks bëjnë gjërat e tyre më të mira. Ata zgjedhin një dhi për ta therur, pjekin bukën tradicionale të Pashkëve dhe bëjnë bakllavanë me sherbet për festën e tyre tradicionale që nuk është e plotë pa një gotë raki. Ndërsa vendorët mirëpresin Pashkët, thonë se nuk mund të harrojnë të kaluarën e errët komuniste, ku feja ishte e ndaluar dhe madje një vezë pashkësh mund të të çonte në burg.
"Ishte një kohë shumë depresive" thotë Anastas Karaj, 60 vjeç, një bari i fshatit. "Çdo gjë fetare ishte e ndaluar dhe mund ta festoje vetëm në mënyrë sekrete në shtëpi. Nëse kapeshe që e bëje një gjë të tillë mund të përfundoje në burg, apo edhe në kampet e punësimit. Dhe nëse informatorët e qeverisë gjenin nëpër plehra copëza të vezëve të pashkëve, ata do të të merrnin njëlloj".
Në 1967, diktatori Enver Hoxha shpalli krenarisht "vendin e parë ateist evropian". Gjatë sundimit të tij stalinis 41 vjeçar, më shumë se 1600 kisha dhe manastire u shkatërruan. Priftërinjtë u rrëmbyen dhe disa herë u vranë.
Pasi ai vdiq në 1985, kishte një rilindje të vogël të fesë, që përfshinte rikonstruksionin e kishave dhe xhamive, thotë Armanda Kodra Hysa, një etnografe në Institutin e Antropologjisë Kulturore në Akademinë e shkencave të Shqipërisë në Tiranë.
"Në fillim të viteve 1990, kishte një valë të vërtetë misionarësh të Baptistëve, Evangjelistëve, Dëshmitarëve të Jehovait dhe Besimtarëve të Ardhjes së ditës së shtatë" thotë ajo. "Në përgjithësi feja u ringjall, edhe ndërmjet feve që ekzistonin (të islamit, orthodoksëve apo kishave katolike). Kishte më shumë një garë se cila nga fetë mund të mobilizonte maxhorancën e besimtarëve". Ende në Shqipëri, në të cilën zyrtarisht raportohet 70% myslimane dhe 30 përqind kristiane, feja ka një rritje sifikative vetëm në një pikë" thonë analistët. "Shumë njerëz në Shqipëri pretendojnë përkatësinë fetare apo të origjinës, por kjo shpesh ka një rol të kufizuar në ditën e përditshme për maxhorancën e njerëzve" thotë Dimitris Dalakoglou, një antropologjist në Universitetin britanik të Sussex që është specializuar në Shqipëri.
Zonja Kodra Hysa shton se besimtarët që praktikohen janë ende në minorancë.
"Kjo vlen veçanërisht për të rinjtë që u magjepsën nga feja" thotë ajo.
Kisha orthodokse në Shqipëri nuk ka para për kishat e fshatrave të vegjël, duke ua lënë ato t'i mirëmbajnë vullnetarët.
Fshatarët në Selta, kohët e fundit i kanë vënë një çati kishës së vjetër të fshatit, që ka munguar për dy dekada. Kisha nuk ka drita, por fshatarët ndezin kandilë dhe i vendosin nëpër mure për të bërë dritë.
Kisha përdoret me dashuri. Gjatë shërbesave të Pashkëve, gratë që vendosin në kokë shami të bardha këndojnë himne të ndryshme edhe pse shumica e tyre nuk i dinë asnjë fjalë.
Zoti Karaj thotë se Pashkët janë një moment për të festuar dhe ai dhe miku i tij i ngushtë Arif Hoxhollari nga fshati fqinjë me shumicë myslimane do të bashkohen për të ngrënë darkë bashkë, për të kënduar e për të pirë. Të dy janë të pandashëm, duke punuar gjatë verës dhe duke bërë bashkë punën e bariut. Edhe pse zoti Karaj është kristian dhe zoti Hoxhollari është mysliman, ata thonë se diferenca e fesë së tyre nuk ndikon aspak. Ata vizitojnë njëri tjetrin gjatë festave fetare, por edhe në dasma.
"Fatmirësisht, në gjithë vendin, marrëdhëniet ndërmjet feve, ndërmjet myslimanëve dhe kristianëve janë shumë paqësore dhe njerëzit e kuptojnë dhe respektojnë besimin e njëri tjetrit" thotë zoti Karaj. "Unë i kam martuar dy vajzat e mia me myslimanë. Dhe kjo nuk më shqetëson aspak".
Zoti Hoxhallari shton, "gjatë kohëve të vjetra, ne duhet të martoheshim vetëm në përkatësinë tonë: ne s'mund të merrnim gratë e tyre dhe ata smund të na i jepnin. Asnjëherë! "Por gjatë 20 viteve të fundit, kemi pasur marrëdhënie shumë të mira. Ne therim për festa kafshët tona. Rrimë bashkë dhe festojmë si një familje. Kjo është një lloj lirie".
Përpara pashkëve zoti Karaj shëtit nëpër fshatin e tij. Në distancë dëgjohet tingëllima e një zileje të vjetër të thyer të fshatit. Në kohën e komunizmit, edhe zilja u keqpërdor duke rënë në mëngjes herët si një zgjim kolektiv për të dërguar fshatarët e zonës në punë. Të dielën, ajo do të bjerë për të mbledhur së bashku fshatarët për të celebruar ringjalljen e krishtit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com