Televizioni informativ ReportTv po merr gjithnjë e më shumë besimin e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit për t'u informuar. Ashtu siç ka ndodhur dhe në ngjarje të tjera të rëndësishme shifrat e kolosalëve youtube dhe facebook flasin qartë: Report TV është televizioni ku telespektatorët shqiptarë ndjekin ngjarjet duke lënë pas televizionet e tjera mbi të njëjtin argument.

Duke i hedhur një vështrim printscreen-it të marrë nga Youtube, Report TV për ngjarjen e rëndë të sulmit të Mihal Kokëdhimës ndaj turistëve spanjollë arrin në 347 mijë klikime në Youtube dhe në 607 mijë klikime në Facebook, duke lënë pas disa herë më pak mediat e tjera (foto Youtube).

Gjithashtu dhe socialmedia Facebook shënon mbi 607 mijë shikime për të njëjtin lajm duke lënë me disa mijëra më pak media edhe më të vjetra në tregun informativ shqiptar. (foto Facebook)