Rep-pop/ I janë kushtuar Flamurit dhe Atdheut, këngët që janë bërë posaçërisht për kombin dhe historinë tonë dhe kanë 'drithëruar' zemrat e shqiptarëve (Video)

Ishte nëntori i vitit 1912, ai që i dha fund sundimit shekullor osman duke shënuar një kthesë përgjithmonë për fatin e Shqipërisë sonë të bukur. Kanë kaluar 109 vite nga ajo ditë kur populli shqiptar u gritë dhe i dha grushtin e fundit Perandorisë Osmane për të ngritur në qiell flamurin kuqezi. Edhe përse po përjetojmë një kohë të vështirë për shkak të pandemisë, nuk harrojmë të festojmë ditën kur vendi ynë i vogël, u bë një shtet i pavarur!

Shkrimtarë, poet, piktorë edhe këngëtarë i kanë kushtuar dashurisë për atdheun dhe pavarësisë shumë krijime artistike. Më poshtë do të kujtojmë dhe dëgjojmë disa prej këngëve të vjetra dhe moderne të kushtuara pikërisht asaj...Shqipërisë!

“Rrjedh në këngë e ligjërime”, e interpretuar nga legjenda Vaçe Zela është një nga këngët më karakteristike për Shqipërinë. Sidomos refreni i këngës ka mbetur në memorien e shqiptarëve brez pas brezi që nga vitet 80’ deri më sot, duke shoqëruar festat kombëtare.

“Rrjedh në këngë e ligjërime”, zgjon edhe sot e kësaj dite ndjenja të forta për çdo shqiptar.

Në melodinë e Pirro Çakos, poezia “Ti Shqipëri më jep nder” e figurës më të shquar të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri mori ngjyra të reja. E kënduar nga zëri i veçantë i Elvana Gjata, kënga e publikuar në 2018 është bërë e preferuar. Bashkë, melodia dhe poezia ledhatojnë në mënyrën më unike bukuritë e vendit tonë dhe krenarinë për origjinën!

Shumë këngë i janë kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë në vitin 2012, por disa prej tyre janë bërë të dashura për publikut, ku një ndër to është “100 vjet shtet” nga Noizy. Përmes rreshtave, reperi ka kujtuar te gjitha situatat e vështira dhe sakrificat e shqiptarëve për të arritur ditën e rëndësishme të pavarësisë. efekt të shkurtër

“Sa e dua Shqipërinë”, nga këngëtari popullor, Ylli Baka përmbledh të gjithë bukuritë e natyrës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare që çdo shqiptar kudo që të ndodhet e bëjnë krenar.

Këngëtari përmes interpretimit ka treguar mirënjohjen dhe dashurinë ndaj vendit që e ka rritur dhe i ka falur çdo gjë, Shqipërisë. efekt Një nga këngët më karakteristike të festës sonë kombëtare është “Kuqezi” nga Elvana Gjata dhe Flor Mumajesi. Kënga përfaqëson projektimin e Shqipërisë së Madhe dhe është krijuar disa muaj pas incidentit të ndodhur në Beograd, teksa po luhej ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Ritmi energjik dhe teksti rrëqethës emocionojnë çdo shqiptar sa herë dëgjohet “Kuqezi” Në 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, festojmë  arritjet e saj të mëdha dhe të vogla, sot më të fortë se dje...

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja