REP-POP/ Kur ndjenjat përkthehen në nota dhe muzika bëhet himn për dashurinë prindërore! Artistë shqiptarë që i kanë kushtuar këngë fëmijëve

Kur ndjenjat kthehet në nota, dhe muzika në një dhuratë të përjetshme, krijohen këngë për dashurinë sublime dhe pa kushte të prindërve ndaj fëmijëve.

Megjithëse fjalët nuk mjaftojnë dhe nuk ia dalin të përshkruajnë ndjesitë e një prindi, këngëtarët janë munduar përmes rreshtave dhe melodisë të krijojnë këngë për krijesat e tyre të vogla.

Këto projekte muzikore janë shumë të pëlqyera nga publiku, ndërsa shumë prej artistëve i kanë nxjerrë një anë të brishtë dhe të ndejshme.

Pas shumë vitesh larg botës së muzikës, Ardit Gjebrea kompozoi dhe këndoi në një duet me vajzën e tij të vogël, Ana këngën “Për ty”.

“Duhej një motiv që të më bënte të kompozoja sërish, ia kisha premtuar Anës, edhe përse jam vonë”, ka thënë ai. Gjebrea u rikthye me një himn të dashurisë prindërore në 2017, për të mallëngjyer publikun dhe për të përlotur sallën e Pallatit të Kongreseve.

Kënga e radhës është nga një reper i dashur për publikun, “Mozzik”, i cili i ka kushtuar vajzës së tij të vogël këngën “Hana”.

Mozzik dhe Loredana, ish-e dashura e tij janë bërë prindër për herë të parë në vitin 2018, gjë e cila i ndryshoi jetën të dyve përgjithmonë. Përmes këngës “Hana”, Mozzik ka treguar për momentin në të cilin mori vesh se do të bëhej baba dhe marrëdhënien e ngrohtë me vajzën e tij.

Dy këngëtarë dhe një çift shumë i pëlqyer nga publiku dhe dëgjuesit janë Alban Skënderaj dhe Miriam Cani të cilët, në vitin 2017 i kanë dedikuar vajzës së tyre të vogël Ameli, këngën “Dhurata”. Me fjalët më të ëmblas për dashurinë pa kushte, dy artistët kanë dorëzuar për publikun ndjenjat më të thella prindërore, të dedikuara fëmijës. 

Reperi ledri Vula dhe Sara Hoxha një vit më parë sollën në jetën frytin më të bukur të dashurisë, vajzën e tyre Poem Blu.

Për ketë ngjarje të rëndësishme të jetës së tij, Vula ka përshkruar ndjesitë dhe emocionet që e “pushtuan” ku mori vesh se do të bëhej prind për herë të parë me një vajzë, përmes këngës “Si baba”.

Kënga e fundit në listën tonë është sërish nga një tjetër reper, Noizy, i cili i ka kushtuar këngën “Noku vogël” vajzës së tij Leandra, e cila prej vitesh jeton me të ëmën në Londër.

Përmes rreshtave të këngës së tij, Noizy ka folur për dashurinë ndaj vajzës dhe se si i mungojnë të përjetojë gjërat e vogla që bën një fëmijë në përditshmëri.

Këto ishin disa prej artistëve që i kanë lënë një kujtim të përjetshëm fëmijëve të tyre, një këngë.

J.GJ./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë