Rep-pop/ Trende dhe kërcime, ja disa prej këngëve që janë bërë të njohura nga Tik Tok

Në një kohë kur përmes Tik Tok-ut marrin popullaritet shumë trende, kërcime dhe marketohen shumë produkte, shumë prej këngëve që tashmë janë bërë hit, duhet t’ia kushtojnë të gjitha meritat pikërisht kësaj platforme.

Një ndër ato këngët të cilat nuk i njihnim përpara se ato të bëheshin virale në Tik Tok është “Death Bed ose (coffee for your head)”, e cila ka aririur mbi 4.1 miliardë klikime në këtë rrjet social.

E kush nuk e ka dëgjuar atë të paktën një herë?

Kënga e radhës është “Supalonely” e krijuar nga një artiste nga Zelanda e Re Benee. (beni)

Ajo është bërë e njohur kur një Tik Toker, Zoifishh ka publikuar një koreografi që adhuruan të gjithë!

Një repere e cila është bërë mjaft e njohur kohët e fundit është Doja Cat!

Ajo ka krijuar “Say So” një miks rrymash, funk, disco dhe rap që pavarësisht se është publikuar 2 vjet më parë dëgjohet edhe sot fal Tik Tok-ut.

Për shkak të suksesit Doja Cat dhe Nicki Minaj, e kanë risjellë atë përmes një remiksi duke u bërë kënga e parë nga 2 repere që arrin majat në Top list.

Kjo padiskutim është kënga më e njohur në Tik Tok, që mbase nuk e kujtoni si titullohet por e keni dëgjuar të paktën 1 herë...ajo është Laxed (Siren Beat), nga Jawsh 685.

Kënga u bë shumë shpejtë një megatrend që u kërcye nga të gjithë.

Ajo ka marrë edhe vëmendjen e artistit, Jason Derulo i cili e ka rikrijuar atë në mënyrën më të freskët edhe verore.

I’m a Savage, është sfida e Tik Tok, që të gjithë e kemi provuar të paktën 1 herë gjatë karantinës.

Ishte reperja e re, Mega The Stallion ajo që e këndoi e cila kohët e fundit fal bitit dhe Tik Tok-ut ka fituar shumë famë.

E fundit në listën tonë, për këngët që janë bërë të njohura përmes Tik Tok, është “Old Town Road” nga Lil Naz Eks.

Ajo ka qëndruar e para në listën e këngëve hit për 19 javë resht, duke bërë e bërë artistin 20-vjeçar një ndër më të dëgjuarit e momentit.

Këto janë disa prej këngëve që përpara se ti dëgjonim në youtube, na kanë bërë përshtypje fillimisht nga Tik Tok...

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë