Represion në Bjellorusi/ BE-ja përgatit sanksione... por Lukashenko nuk do të jetë në listë

Represion në Bjellorusi/ BE-ja përgatit sanksione... por Lukashenko nuk do të jetë në listë

Europa ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të disidentëve politikë të arrestuar në Bjellorusi, duke filluar me Maria Kolesnikova, kundërshtare e regjimit e rrëmbyer nga forcat e sigurisë së presidentit Aleksandër Lukashenko.

Gjithashtu Brukseli po punon për vendosjen e një seri sanksionesh që do të shkojnë nga ndalimi i hyrjes në Bashkimin Europian e deri  te ngrirja e pasurive të 31 zyrtarëve që kanë manipuluar zgjedhjet e 9 gushtit dhe kanë ushtruar dhunë dhe repression mbi opozitën në Bjellorusi.

Sanksionet duhet të miratohet në 21 shtator nga Ministrat e Jashtëm europianë dhe do të bëhen funksionale brenda disa javësh.

Europianët janë të gatshëm të godasin edhe nivelet më të larta politike në Minsk, teksa në listën e sanksioneve është përfshirë edhe Ministri i Brendshëm.

Sidoqoftë, Lukashenko nuk do të jetë pjesë e listës, megjithëse disa vende të BE-së, të tilla si Polonia dhe veçanërisht vendet balltike, po bëjnë presion që të sanksionohet edhe "diktatori i fundit i Europës".

Në emër të qeverive europiane, Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, u shpreh se "BE pret që autoritetet bjelloruse të garantojnë lirimin e menjëhershëm të të gjithë të arrestuarve për arsye politike para dhe pas zgjedhjeve të manipuluara presidenciale të 9 gushtit". Sipas Brukselit, "represioni i autoriteteve ndaj shoqërisë civile, demonstruesve paqësorë dhe aktivistëve politikë është i pashpjegueshëm, arbitrar dhe plotësisht i papranueshëm".

Në SHBA, drejtuesit kryesorë demokratë dhe republikanë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve i bënë thirrje Presidentit Donald Trump të hetojë helmimin e udhëheqësit rus të opozitës Aleksej Navalni.

Në një letër dërguar Presidentiit Trump, demokrati Eliot Engel, kryetar i komisionit dhe republikani Michael McCaul, numri dy i komisionit, i kërkojnë administratës të nisë një hetim mbi sulmin ndaj zotit Navalni, duke thënë se mund të jetë e nevojshme që ndaj Moskës të ndërmerren sanksione.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexandër Lukashenko ka deklaruar se nuk ka në plan të lërë pushtetin dhe ka fajësuar Shtetet e Bashkuar se kanë nxitur protestat. Ai gjithashtu ka  bërë një deklaratë paralajmëruese për Rusinë.

“Nëse Bjellorusia rrëzohet sot”, shtoi Lukashenko, “radhën do e ketë Rusia”.

Donald Tusk, presidenti i PPE ks shkruar sot në Twitter se "do të ishte një sinjal i fortë nëse BE kandidon Svetlana Tikhanovskaya dhe burrin e saj Sergei, i cili është ende në burg, për Çmimin Nobel për Paqe, për të nderuar të gjithë bjellorusët që janë përfshirë në këtë lëvizje paqësore për vite me radhë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille