Edhe pse jemi në muajin korrik, pra në mes të sezonit veror, temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme, ku gjatë ditëve të fundit kemi pasur dhe reshje shiu. Meteorologia Adiola Bani, tregoi për ReporT Tv, se si do të vijojë moti gjatë fundjavës.
“Duke filluar që nga dita e nesërme në pasdite dhe kryesisht pasditja e ditës së shtunë dhe orët e para të ditës së diel do të jenë me vranësira dhe rrebeshe shiu ku më të dukshme reshjet herë pas here dhe në reshje më intensive do të jenë gjatë orëve të natës të ditës së shtunë dhe mëngjesit të ditës së dielë”-tha meteorologia.
Ky mot disi i paqëndrueshëm do të vazhdojë deri ditën e mërkurë, ndërsa më pas do ti kthehemi normalitetit.
“Parashikohet që deri në mesin e javës që vjen të mbetemi në kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi shirat do të vijojnë të mbeten prezentë, ndërsa që nga dita e mërkurë dhe në vijim pritet që sërish t'i rikthehemi temperaturave të larta dhe motit me diell”-u shpreh Bani
Ndërsa për pushuesit, të cilët kanë zgjedhur muajin korrik, për të bërë pushimet verore, meteorologia thotë se muaji do të vijojë me temperatura të larta me vlera rreth 35-36 gradë celcius.
“10 ditëshi i fundit i korrikut do të jetë thuajse me më shumë ditë me diell dhe temperatura të larta, kështu që qetësisht edhe pushuesit mund ta shijojnë plazhin” –tha meteorologia Bani
Edhe gjate këtyre ditëve mund të shijojmë ditët e freskëta ku temperatura do të arrijnë deri në 31 gradë, që më pas tu kthehemi ditëve të nxehta me diell.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4155
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti ‘vishet’ me karakteristikat e vjeshtës! Meteorologjia për Report Tv: Shijoni rrezet e diellit, nga sot pasdite nis shiu, bien temperaturat në të gjithë vendin
6 Tetor 2021, 12:10
-
Shtatori më i nxehtë se normalja, meteorologia: Temperatura deri në 30 gradë! Në bregdet problem do të jetë era
6 Shtator 2021, 12:13
-
Ikin ditët e nxehta me diell, meteorologia për Report Tv: Fundjava sjell ulje temperaturash, priten reshje shiu kryesisht në zonat veriore
25 Gusht 2021, 11:56
-
‘Vapa nuk ikën me gushtin’, meteorologia Bani: Edhe shtatori i nxehtë
21 Gusht 2021, 12:51
-
Meteorologia për Report TV: 2 javët e fundit të gushtit me temperatura deri 39 gradë! S'ka reshje shiu në horizont
16 Gusht 2021, 11:31
-
Adiola Bani për Report Tv: Mot i paqëndrueshëm gjatë fundjavës, diell shi dhe prapë diell! Luhatje të shumta brenda 72 orëve
29 Janar 2021, 14:50
-
Natën rrebeshe shiu në zonat e përmbytura! Meteorologia për Report Tv: Nesër e pasnesër më pak reshje! Na pret fundjavë e acartë
10 Janar 2021, 17:43
-
Ciklon në Greqi, meteorologia: Stuhi e rrebeshe në Shqipëri
24 Shtator 2020, 16:01
-
Vjeshta e favorshme për plazh/ Meteorologia: Temperaturat deri në 39 gradë celsius
7 Shtator 2020, 16:15
-
Meteorologia për Report Tv: E marta vjen me vranësira dhe reshje shiu, të mërkurën rikthehet dielli
24 Gusht 2020, 17:43
-
Shpresë për pushimet e gushtit, kthehen ditët me diell, meteorologia: Java tjetër me mot të kthjellët
6 Gusht 2020, 18:51
-
Lajm i keq për ata që fillojnë pushimet! Të mërkurën nisin reshjet e shiut! Ja kur do rikthehet dielli
4 Gusht 2020, 20:17