Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë nisur prej 24 orësh në të gjithë rajonin veri-lindor, kanë sjellë probleme edhe në rrugën e Kombit. Reshtjet e dherave e gurëve kanë qenë prezente në shumë segmente të saj, duke bërë që drejtuesit e mjeteve të përballen me vështirësi gjatë qarkullimit në këtë rrugë.

Në segmenti rrugor Kukës-Kalimash në kilometrin e shtatë gjatë ditës pati vështërsi të lëvizjes së automjeteve për shkak të rëshqitjes së masivëve shkëmborë.

Me të marrë informacionin, fadromat e kompanisë mirëmbajtëse punuan për  pastrimin e rrugës ndërsa apeluan tek drejtuesit e automjeteve për kujdes gjatë udhëtimit për shkak të pikave të rrezikshme të këtij segmenti ku rreziku i rëshqitjes së dherave dhe masivëve shkëmborë është gjithnjë e pranishme.

Rrëshqitjet e dherave në këtë segment janë të shpeshta dhe ndodhin për shkak të reshjeve të shiut.

Rrëshqitje  ka patur në disa zona të aksit rrugor më të rëndësishëm të vendit dhe aktualisht segmenti është i pastruar.

rreshqitje dheu ne kukes

rreshqitje dheu ne kukes

rreshqitje dheu ne kukes

rreshqitje dheu ne kukes

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)