Reshje të dendura bore në veri
të vendit, ja rrugët me probleme

TIRANE-Moti i keq i shoqëruar me ngrica dhe reshje të dendura dëbore në veri dhe verilindje të vendit ka shkaktuar problemet e para në qarkullimin e automjeteve. Situata ndryshon nga ora në ore, disa akse lirohen, ndërsa të tjera rëndohen, gjithcka në varësi te reshjeve të borës.



Ora 20:10 Drejtoria e Emergjencave: Situata dhe masat deri ne oren 19:30 

Situata e krijuar për shkak të reshjeve të dëborës dhe uljes së temperaturave në disa prej qarqeve të vendit është përballuar si duhet nga strukturat e ngritura për këtë qëllim. 

Nga informacionet e mbledhura në Drejtorinë e Emergjencave Civile në MPB, rezulton se pavarësisht dëborës së rënë, akset rrugore kanë qenë të hapura, nuk ka pasur probleme për furnizimin e rajoneve të thella malore me energji elektrike, si dhe nuk janë shënuar ngjarje me pasoja për popullatën dhe pasuritë e shtetasve.

Kjo gjendje e rënduar për shkak të reshjeve të borës ka prekur disa qarqe në veri të vendit, si Kukës, Shkodër, Dibër e Lezhë, ku trashësia e dëborës në qytete shkon deri në 10 – 20 cm, kurse në zonat e thella malore deri në 40 cm. 

Ndërsa në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.

Sipas informacioneve nga Emergjencat Civile, në qarqet e përmendura nuk ka pasur emergjenca shëndetësore apo problematika të tjera që lidhen me shëndetin e shtetasve.

Deri në orën 19:30 të sotëm, situata në qarqe paraqitën si më poshtë:

Qarku Kukës - Ka pasur reshje të dobëta shiu dhe reshje bore që në qytete ka arritur trashësinë 6-9 cm, kurse në zonat rurale trashësia e borës ka qenë 20-40 cm. 

Të gjitha akset kombëtare kanë qenë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së bërë nga firmat kontraktore.

Në shkallë qarku kanë punuar gjithsej 32 mjete borëpastruese. 

Rruga e Kombit ka qenë e qarkullueshme kryesisht pa zinxhirë. Kanë punuar 8 borëpastruese.

Akset rrugore Kukës-Bushtricë, Kukës-Zapod, Krumë-Qafë Prushi-Kam, Bajram Curri-Qafë Morinë, kanë qenë të qarkullueshme pa zinxhirë, kurse akset rrugore Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Luzhë, Fushë Dugagjin-Qafë, Shllak Kukës-Krumë, kanë qenë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. 

Policia Rrugore ka monitoruar qarkullimin e automjeteve duke këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet problematike.

I gjithë qarku është furnizuar përgjithësisht normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë riparuar me shpejtësi defektet e shfaqura herë pas here.

Po kështu, i gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm.

Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku.

Nën drejtimin e Prefektit sot u mblodh Komisioni i Planifikimit dhe Përballimit të EC, ku u diskutua mbi situatën dhe u ndanë detyrat për përballimin e saj.

Qarku Shkodër - Ka pasur reshje të dobëta shiu dhe reshje bore. Në qytetin e Pukës reshjet e dëborës kanë arritur trashësinë rreth 20-25 cm. 

Të gjitha akset kombëtare kanë qenë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së bërë nga firmat kontraktore.

Akset rrugore: Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë- Fierzë, kanë qenë disi më problematik, pasi në segmente të caktuara automjetet kanë qarkulluar edhe më zinxhirë. 

Akset rrugore: Fushë Arrëz-Iballë, Shkodër-Bregu i Lumit, Malësi e Madhe-Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, kanë qenë të kalueshme, por me zinxhirë. 

Firmat kontraktore kanë punuar me mjete dhe forca për të mbajtur të kalueshme të gjitha akset rrugore. 
Policia Rrugore vazhdon të monitorojë situatën. 

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë riparuar ato pak defekte që janë shfaqur.
I gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm.

Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku.
Prefekti dhe KPPEC kanë ndjekur në terren zbatimin e detyrave për përballimin e situatës.

Qarku Dibër - Ka pasur reshje të dobëta shiu dhe reshje bore që kanë arritur trashësi rreth 10-12 cm. 

Të gjitha akset kombëtare kanë qenë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së bërë nga firmat kontraktore me hedhjen e kripës në rrugë.

Akset rrugore që lidhin zonat urbane me zonat rurale janë kryesisht të kalueshme me zinxhirë. 

Policia Rrugore vazhdon të monitorojë situatën. 

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë riparuar ato pak defekte që janë shfaqur.
I gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm.

Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku.
Prefekti dhe KPPEC kanë ndjekur në terren zbatimin e detyrave për përballimin e situatës.

Qarku Lezhë - Në bashkitë Lezhë dhe Kurbin ka pasur reshje shiu me intensitet të dobët. 

Bashkia Mirditë, ka prezencë bore me trashësi rreth 15-35 cm.

Rrugët kombëtare në të gjithë qarkun kanë qenë të kalueshme pa zinxhirë.

Aksi rrugor i Rrugës së Kombit Rrëshen-Sang-Tunel i Kalimashit, ka qenë kryesisht i kalueshëm pa zinxhirë. Në hyrje të tunelit ka rreth 15 cm borë, por pa problem për qarkullimin normal të automjeteve.

Policia Rrugore vazhdon të monitorojë situatën në terren. 

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë qenë në gatishmëri dhe kanë riparuar defektet që janë shfaqur.
Hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë. 

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm.

Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku.
Prefekti dhe KPPEC kanë ndjekur në terren zbatimin e detyrave për përballimin e situatës

Ora 19:30 Ja cila është situata e kalueshmërisë në akset kombëtare 
Në Rajonin Verior Shkodër. Janë pastruar dhe kriposur të gjitha akset e këtij Rajoni. Në akset e Pukës, Kukësit, Tropojës dhe Shkodrës qarkullohet pa zinxhirë. Në akset e Dibrës rekomandohet të përdoren zinxhirë, për shkak të erës që kthen borën.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Nuk ka probleme në akset e këtij Rajoni. Të gjitha akset janë pastruar dhe kriposur. Qarkullimi është normal edhe në Elbasan - Qafë Thanë. Edhe akset e Dajtit qarkullohen normalisht.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Të gjithë akset e Korçës janë kriposur, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në aksin Boboshticë - Dardhë. 

Duke parë parashikimin e situatës, të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.

Të gjithë përdoruesit e rrugës duhet të bëjnë kujdes dhe të ecin me shpejtësi të kufizuar, sidomos në segmentet ku ka prani ngricash.

Ora 18:40 Pas reshjeve të borës, Rruga e Kombit e kalueshme edhe pa zinxhirë
Rruga e Kombit vijon të jetë e kalueshme pa zinxhirë edhe pas nisjes se reshjeve te dëborës. Mjete dhe punonjës janë në gatishmëri për t’i paraprirë çdo situate të mundshme. Gjatë natës hidhet kripë në rrugë për shkak të uljes së ndjeshme të temperaturave. Vëmendja është përqendruar drejt fundjavës ku pritet të ketë shtim të reshjeve dhe ulje temperaturash që mund të shkojnë deri ne - 12 gradë. Këtë e ka bërë të ditur drejtuesi teknik i firmës mirëmbajtëse të rrugës Qerim Allmuça. Sipas tij i gjithë angazhimi është që ky segment të qëndrojë i hapur për lëvizjen e mjeteve edhe gjatë kësaj periudhe.

Ora 17:30 Reshjet e dëborës në Kukës, ministri Dervishaj inspekton rrugën e Kombit
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj ka inspektuar nga afër situatën e krijuar në Rrugën e Kombit, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që janë regjistruar gjatë orëve e fundit. Ministri theksoi se pavarësisht reshjeve të dëborës rruga është e hapur. Ministri ju bëri apel drejtuesve të automjeteve  të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe sinjalistikën. Ministri Dervishaj tha se  strukturat shtetërore dhe emergjencat civile janë në gatishmëri. 

sokol dervishaj
sokol dervishaj

Ora 10:20-Drejtori i Policisë Rrugore: Akset ku duhen përdorur zhinxhirët
Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës kanë sjellë anomalitë e para në akset rrugore, ku një pjesë e tyre në zonat malore tashmë janë të bllokuara. Në një komunikim me mediat Drejtori i Policisë Rrugore Ardi Veliu i bën apel drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët ndërsa sqaron se për çdo problem apo vështirësi qytetarët ti drejtohen policisë në numrin 112.



Ndërsa akset me qarkullim të dendur ku këshillohet përdorimi i zinxhirëve dhe shmangia e parakalimeve është dhe rruga e kombit.

Akset rrugore ku duhet zinxhir-Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Korcë, Rruga e Kombit e kalueshme me zinxhir

Veliu theksoi se prania e dëbores arrin nga nga 20-40 cm.

"Në vijim të masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, thirrjeve të vazhdueshme për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe  nisur nga situata e fundit sinoptike, Drejtoria e Policise Rrugore ka marrë një sërë masash shtesë për të parandaluar aksidentet rrugore: 
Si pasojë e reshjeve të dëborës në Qarkun Kukës, Dibër , Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Korçë,  trashësia e  dëborës varion nga  20 deri në 40 centimetra.
Në Qarkun Dibër  në të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale   qarkullimi  kryhet me zinxhirë.
Në qarkun Kukës të gjithë akset rrugore kanë prezencë dëbore dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Në disa akse rrugore rurale të qarkut  Shkodër, si Bardhet-Iballë, Qafë Qarri –Qelëz, janë të bllokuara pasi trashësia e dëborës arrin deri në 50 centimetra.
Rruga e Kombit, këshillohet që qarkullimi të kryhet me zinxhirë,   të mos qarkullojnë me shpejtësi dhe të eleminojnë parakalimet.
Në disa segmente rrugore në qarkun Gjirokaster, Elbasan dhe Berat, konstatohet se ka prezencë akulli, në këtë kuadër këshillojmë të gjithë drejtuesit e automjeteve  të tregohen të vëmendshëm, të përdorin zinxhirë  dhe të eleminojnë shpejtësinë.
Gjithashtu, ju bëjmë thirrje drejtueve të automjeteve dhe këmbësorëve të respektojnë normat e sjelljes në rrugë, eleminojnë shpejtësitë, përdorimin e  celularit, të vendosin rripin e sigurimit, të  mos përdorin alkool gjatë drejtimit të automjetit, këmbësorët të përdorin mbikalimet, vizat e bardha dhe të mos kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Policia Rrugore ka marrë masa që në të gjithë akset rrugore të mësipërme, të planizojë shërbime gjatë 24-orëve, duke u mbështetur edhe nga Patrullat e Përgjithshme.
Për çdo problematikë, drejtuesit e automjeteve të telefonojnë në numrin  pa pagesë 112 e 129"
.

[gallery]20390[/gallery]
Ora 09:00
Emergjencat Civile kanë njoftuar situatën më të fundit si dhe kanë paralajmëruar marrjen e masave konkrete për parandalimin e rreziqeve.

Nuk ka zona të izoluara nga reshjet, por vështirësi në qarkullimin e automjeteve raportohet në disa akse rrugore. Trashësia e dëbores shkon nga 20 cm deri në 50 cm. Prezence dëbore ka edhe në "Rrugën e Kombit" ku punojnë borepastrueset, ndërsa nuk raportohet për vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Si shkak i reshjeve të dëborës në Qarkun Kukes dhe Shkodër që nisën mbrëmjen e kaluar me intensitet, por edhe uljes së ndjeshme të temperaturave, çka ka sjellë edhe ngrica në rrugë, drejtuesit e mjeteve udhëzohen të përdorin zinxhirët në keto akse rrugore:

Fushe Arrez - Iballe 

Fushe Arrez - Qafe Mali - Qafe Shllak

Qafe Mali - Fierze.

Bajram Curri - Valbone 

Kukes - Qafe Shllak

Tunel i Kalimashit - Morine.

Sipas Shtabit të Emergjencave, aktualisht paraqitet vështirësi në kalimin e automjeteve në disa segmente rrugore të Malësisë së Madhe dhe Kukësit dhe po punohet për hapjen e tyre:

Qafe Mali - Dardhe, në zonen e Pukës

Qafe Thore - Theth, në zonën e Malesise se Madhe

Tamare - Vermosh

Bushtrice, Kukës - Kala e Dodes, Diber.

Trashësia e dëbores në to shkon nga 20 cm deri në 50 cm.

Prezence dëbore ka edhe në 'Rrugën e Kombit' ku punojnë borepastrueset.

Komisionet e Emergjencave Civile ne Qarqe dhe Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile ne MPB po ndjekin situatën duke e shoqëruar me masa përkatëse ne terren.

Ora 08:00 Reshje bore dhe në zonat e Tiranës, Librazhdit e Gjirokastrës
Në Rajonin Qëndror Tiranë: Në akset e Dajtit qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë, për shkak të rreshjeve të borës. Të bëhet kujdes në segmentin Qafë Priskë - Qafë Mollë.

Në aksin Librazhd - Steblevë, ka 10 cm borë dhe vazhdon të bjerë. Nuk ka probleme për qarkullimin. Edhe në akset e tjerë është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në akset e Korçës nuk ka patur rreshje bore. Qarkullimi është normal në të gjitha akset e këtij Rajoni.

Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe njerëz, për përballimin e situatës dimërore.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes sidomos në akset ku ka prani të borës ose ngricave, dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore

Ora 07:00 Bora zbardh Kukësin dhe Pukën, mblidhet Shtabi i Emergjencave
Që nga pasditja djeshme, Kukësi është përfshirë nga reshjet e dëborës, intensiteti i të cilave është rritur gjatë mëngjesit të kësaj të mërkure. Trashësia e dëborës arrin nga 5 cm në qytet, në 30 cm në Kalis Shishtavec, Grykëçaje, Bushtricë, Arren e Topojan.

Shtabi I Emergjencave në bashki, ka organizuar punën për mbajtjen e situatës nën kontroll. Mjetet borëpastruese po punojnë në të gjitha akset. Aktualisht rruga që lidh Bushtricën me Kalisin, për momentin është e pakalueshme, ndërsa në njësitë Zapod, Malzi e Grykëçaje, lëvizja e mjeteve bëhet me vështirësi në disa akse rrugësh e me përdorim të detyrueshëm të zinxnirëve.

Ndërkohë, mësohet se energjia elektrike nuk ka munguar gjatë 24-orëve të fundit në të gjithe territorin e Bashkisë.

Shtabi i emergjencave në Bashkinë Kukës njofton se po ndke nga afër situatën e për t'i dhënë zgjidhje problemeve në vijimësi.



[gallery]20386[/gallery]
Edhe në Pukë vijojnë prej natës së kaluar reshjet e dëborës, ndërsa autoritetet lokale janë në gatishmëri.

Edhe më herët ishte paralajmëruar se java e parë e 2017 do të niste e ftohtë dhe me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, ndërsa temperaturat do të pësojnë ulje drastike në ditët që vijojnë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti