Reshje të dendura shiu në disa
qytete, probleme në Kukës e Vlorë

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit kanë shkaktuar jo pak probleme në qarkullimin e qytetarëve në rrugë apo edhe automjeteve.

Problemet më të mëdha janë shkaktuar në Vlorë dhe Kukës, aty ku rrugët e qytetit bregdetar janë përmbytur nga sasia e madhe e ujrave të grumbulluara, ndërkohë që në rrugën e Kombit janë shënuar edhe rrëshqitje dherash e gurësh.

Në Vlorë, nën ujë u gjenden  lagjia "PAVARESIA”, "28 Nëntori " , "Isa Boletini ", Bulevardi Vlorë-Skelë , rruga Gjergj Arianit dhe të gjitha akset të cilat lidhen me rrugën Trasballakike.

Edhe pse punonjësit  e bashkisë kanë pastruar të gjitha kanalet si ato të ujrave të larta dhe në qytet situata mbetet po e njëjtë. 

[gallery]18987[/gallery]
Ndërsa në Kukës, në rrugën e Kombit, në segmentin Kukës-tuneli i Kalimashit ka pasur rrëshqitje të dherave e gurëve të cilat kanë ndikuar në qarkullimin e automjeteve që i janë drejtuar Tiranës apo Prizrenit e më pas qyteteve të tjera të Kosovës.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri

Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri