Moti i keq/ Ujërat e zeza dalin në sipërfaqe në zonën turistike të Shëngjinit, pëmbyten disa rrugë në Berat dhe rrëzohet pema në Elbasan! Prezencë uji në autostradën Tiranë-Durrës

Pas temperaturave të larta, është rikthyer moti i keq në vendin tonë. Nga reshjet e dendura të shiut, ka pasur probleme në disa akse rrugore duke bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve. 

Rajoni i Lezhës u përfshi nga stuhi me reshje te dendura shiu paraditen e kësaj të mërkure, të cilat sollën probleme. Në Shëngjin ujërat e zeza dolën në sipërfaqe, duke mbuluar një pjesë të akseve rrugore, në zonën e Kunes dhe qendrën e qytetit. Situata e krijuar vështirësoi lëvizjen e qytetarëve dhe krijoi një aromë të rëndë në këtë zonë turistike, e cila gjatë kësaj periudhe është mjaft e frekuentuar nga vendas e të huaj.

Për normalizimin sadopak të situatës ndërhynë punonjësit e Shërbimeve Publike të Bashkisë Lezhë, duke mbajtur nën kontroll pusetat me qëllim largimin sa më shpejt të ujërave. Kjo problematike është e vazhdueshme kur ka reshje shiu me intensitet te larte pasi kanalizimet nuk e përballojnë nivelin e prurjeve. Ndërkohë moti i keq me stuhi dhe reshje shiu zbrazi, plazhet në zonën turistike të Shëngjinit. Pushuesit u larguan, duke qëndruar nëpër hotele, ndërsa çadrat dhe shezlonget u mbyllen.

Ndërsa pati prezencë të madhe të ujit në autostradën Tiranë-Durrës. Edhe në Berat u përmbytën disa rrugë të qytetit për shkak të stuhisë së breshërit. Në Elbasan pati bllokim të një korsie në aksin rrugor Elbasan-Librazhd për shkak të rrëzimit të një peme nga era e fortë, e shoqëruar me reshje shiu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:38
Berat/ Shiu i rrëmbyeshëm dhe breshëri përmbyt rrugët e qytetit, uji mbulon trotuaret

Moti i keq, me rrebeshe shiu dhe breshër, që ka përfshirë që prej 1 ore qytetin e Beratit, ka shkaktuar përmbytje në disa akse rruge në qytet. I favorizuar edhe nga era e fortë,   shiu dhe breshëri ka pushtuar rrugën e qytetit, duke vështirësuar mjaft lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve. Situata më problematike paraqitet në akset rrugore: “Spital-Uznovë”,,“Stadiumi i Vjetër”,"Axhensi" dhe "Kthesa e Gjykatës", ku duket qartë edhe nga pamjet filmike që uji ka vërshuar mbi rrugë dhe ka mbuluar edhe trotuaret.

Siç duket, reshjet kanë shkaktuar probleme në bllokimin e kanalizimeve në qytet duke nxjerrë jashtë funksionimit pusetat e ujërave të zeza e të larta. Në rrugë kanë dalë tashmë edhe punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në bashkinë e Beratit,të cilët po bëjnë të mundur zhbllokimin e pusetave, në mënyrë që të mundësohet edhe tërheqja e ujit nga rrugët e qytetit dhe normalizimin e situatës.

Ora 14:31
Moti i keq, prezencë e madhe uji në autostradën Tiranë-Durrës

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar përmbytje edhe në autostradën Tiranë-Durrës. Nga pamjet duket qartë prezenca e madhe e ujit në rrugë që vështirëson lëvizjen e automjeteve.

Ora 14:25
Moti i keq, rrëzohet një pemë në aksin Elbasan-Librazhd! Bllokohet njëra korsi e rrugës

1654691468_moti.JPG

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut që pushtuan Elbasanin është rrëzuar një pemë. Njëra korsi e aksit rrugor Elbasan-Librazhd është bllokuar, konkretisht në vendin e quajtur Xibrakë.

Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku së bashku me firmën kontraktuese të rrugës kanë bërë heqjen e pemës. Në vendngjarje është e pranishme edhe policia rrugore për të parandaluar aksidentet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet