Situata pas reshjeve të shiut në 24 orët e fundit vazhdon që të jetë problematike në Lezhë, Kurbin dhe në Sarandë për shkak të përmbytjeve.
 
Sipas ministrisë së Bujqësisë, lumi i Drinit të zi në Dibër dhe përenjtë malorë kanë prurje të larta, në kanalin ujitës të Klosit, i cili shërben edhe si kanal i ujerave të larta ka dëmtime nga prurjet e shumta dhe rrëshqitjet të tokës.
 
Në Lezhë aktualisht janë nën ujë 300 ha në Torovicë, Zejmen-Shenkoll rreth 180 ha, Barbullojë 100 ha dhe Dajç-Blinisht rreth 25 ha.
 
Ministria e Bujqësisë thekson se më problematike ngelet situata në Kurbin, ku sipas informacioneve nga terreni rezulton të jenë rreth 500 ha nën ujë.
 
Por jo vetëm në Veri, por edhe në Jug situata është problematike, pasi në Sarandë ka dalje nga shtrati të lumit të Bistricës, Pavllos dhe Kalasës duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore.
 
Në hidrovorin e Cukës në Sarandë ka pasur ndërprerje të energjisë, por aktualisht hidrovori është në punë.


Deklarata e Ministrise se Bujqesise
Gjate nates dhe dites se sotme kane vijuar reshje te shumta qe kane ritur nivelin e ujerave te lumenjeve dhe perenjeve.
 
Ne Sarande, ka dalje nga shtrati te lumit te Bistrices, Pavllos dhe Kalases duke shkaktuar permbytje te toka bujqesore. Ne hidrovorin e Cukes ne Sarande ka pasur nderprerje te energjise, por aktualisht hidrovori eshte ne pune.
 
Po keshtu, lumi i Drinit te zi ne Diber dhe perenjte malore kane prurje te ritura. Eshte nderhyre ne argjinaturat mbrojtese ne Gjorice. Ne kanalin ujites te Klosit, i cili sherben edhe si kanal i ujerave te larta ka demtime nga prurjet e shumta dhe reshqitjet e tokes.
 
Hidorovoret kane punuar me kapacitet te plote gjate gjithe kohes.
 
Situata po monitorohet pa nderprerje nga Bordet e Kullimit ne bashkepunim me bashkite.
 
Nderkohe ne Qakrkun Lezhe, situata eshte si me poshte:
Reshjet vazhdojne, por me intensitet me te ulet se dite me pare.
Kane rene rreth 30 mm shi.
Drini eshte ne kuote 1.1 nga 2.2 qe eshte pika kritike.
Aktualisht jan nen uje:
- Torovice rreth 300 ha
- Zejmen-Shenkoll rreth 180 ha ( kryesisht keneta e Spitenit dhe Treshit )
- Barbulloje, (Njesia Administrative Kolsh ) rreth 100 ha.
- Dajç-Blinisht rreth 25 ha
 
Me problematike ngelet situata ne Kurbin, ku sipas informacioneve nga terreni rezulton te jene rreth 500 ha nen uji.
 
Nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Ndersa Hidrovoret punojne me.kapacitet te plote.
 



d.b/shqiptarja.com