Për shkak të reshjeve të dëborës që kanë mbuluar qytetin e Kukësit këtë të dielë dhe për të shmangur aksidentet, Policia Rrugore, përmes një njoftimi për shtyp, thotë se duke nisur nga ora 20.00 e mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Tuneli Thirrës-Morinë (Kukës), qarkullimi i të gjitha kategorive të automjeteve do të bëhet vetëm me zinxhirë.

Për ta mbajtur të hapur këtë aks rrugor, po punohet vazhdimisht për pastrimin e dëborës.

Po ashtu Policia Rrugore porosit të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në drejtim të qytetit të Kukësit dhe ansajelltas që të bëjnë kujdes, për të shmangur kështu aksidentet e mundshme.

bore ne tropoje



Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)