Reshjet e dëborës në veri e juglindje të vendit nuk kanë paraqitur problematika të deritanishme. Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka pasur reshje vetëm në akset: Kukës-Krumë, Kukës-Shishtavec, K/Boboshticë-Dardhë.

Ndërkohë ka vijuar pastrimi i rrugëve nga dëbora dhe kriposja e tyre.

“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

 


Lajmi kryesor:

Shkarkimet e HEC-eve/ Oboti ende i përmbytur, niveli i ujit bie në 45 centimetra! Mjetet e larta në gatishmëri, hapet rruga deri në Qafë Thore