Reshjet të cila janë përkeqësuar në orët e pasdites së të dielës në rajonet Novshera dhe Çarsadda të Peshaverit kanë shkaktuar rënien e shumë çative të shtëpive, ku si pasojë kanë humbur jetën 44 persona dhe janë plagosur 186 të tjerë.
Theksohet se në spitalet e rajonit është shpallur gjendje emergjente dhe gjithashtu janë duke vazhduar operacionet e kërkim shpëtimit me mbështetjen e ushtrisë.
Kryeministri i Pakistanit, Navaz Sherif duke shprehur keqardhjen për humbjen e jetëve, ka ngushëlluar edhe familjarët e viktimave.
Për shkak të ndërtimeve të paplanifikuara dhe materialeve jo cilësore që përdoren në ndërtim në Pakistan çdo vit dhjetëra persona humbin jetën në incidentet që shkaktohen si pasojë e shirave të dendur.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)