Reshjet e dendura të borës 'penalizojnë' qarkullimin në disa zona të Zvicrës

Reshjet e dendura të borës 'penalizojnë' qarkullimin në disa zona të Zvicrës

Reshjet e dendura të dëborës në disa zona të Zvicrës

Reshje të fuqishme të borës edhe në ultësira, kanë shkaktuar kaos në mëngjesin e sotëm para tunelit Gotthard. Shumë automjete që po shkonin nga Zvicra veriore drejt jugut janë detyruar që për një kohë të mbeten në rrugë, pa mundësi për të lëvizur tutje.

Madje autostrada për një kohë është bllokuar për të neutralizuar gjendjen. Nga ora 8 e mëngjesit qarkullimii ka filluar sërish por me shpejtësi më të vogël se zakonisht.
Shkaktar i këtij kaosi është mbulimi me borë i pjesës së autostradës në mes të lokaliteteve Göschenen dhe Amsteg, njofton për njofton Agjencinë e Lajmeve SDA, një pjesëtar i Policisë Kantonale të Urit.

Aktualisht, pas hapjes së rrugës, lejohet që mjetet të qarkullojnë vetëm në një kah. Kjo ndodh edhe për shkakun se ato nuk e kanë përgatitjen dimërore.
Ndërkohë, automjetet që pastrojnë borën vazhdojnë të jenë të mobilizuara. Mbetet e paqartë se për sa kohë do të vazhdojnë këto pengesa në trafik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?