Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor per akset kryesore kombetare raportojnë për paraqitjen e vështirësive në kalimin e akseve kryesore në vend, rekomandohet kujdes per shkak rreshjeve të shiut të dendura gjatë nates, si dhe kalimi me zinxhire në disa nga akset në qarqet e vendit.

ARRSH dhe DPSHTRR ju apelojne  gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to.  

Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 09:30, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:
Qarku Tiranë  
Gjate gjithe nates dhe ne oret e mengjesit ka rreshje shiu  me intensitet.
Akset jane te qarkullueshme, por ne segmentin  Qafe Priske- Bize rekomandohet levizja me zinxhire.
Segmenti  Qafe Priske – Shengjergj qarkullohet pa zinxhire.       
Te behet kujdes ne levizje dhe te respektohet sinjalistika.
 
Qarku Durrës
Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku.              
Te behet kujdes ne qarkullim, dhe te respektohet sinjalistika rrugore.
              
Qarku Elbasan
Aksi Librazhd-Stebleve  eshte i  hapur.
Aksi Librazhd –Q.Thane eshte i kalueshem pa zinxhire.
Aksi Elbasan – Gjinar  i bllokuar per shkak te çedimit prej me shume se 2.5-3 m te trupit te rruges ne fshatin Shelcan.
Aksi Cerrik-Banje-Gramsh eshte i bllokuar per shkak te daljes se lumit Devoll. Qarkullimi behet nepermjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan.
Ne aksin Elbasan-Cingare-Gramsh ka patur dalje dherash e guresh ne rruge gjatë natës. Jane marre masa per pastrimin e aksit dhe tani qarkullimi kryhet normalisht.
Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne aksin Librazhd – Stebleve.
Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje te rruges.
Vazhdon të jetë i nderprere qarkullimi ne kete pike te aksit Elbasan -Gjinar.
 
Qarku Berat    
Ne aksin Ura e Pilzes –Corovode ka renie të vazhdueshme guresh ne zonen e shkembit te “Selanit”.
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e tjera te qarkut.
Te behet kujdes me qarkullimin ne akset ku ka rreshqitje, si pasoje e rreshjeve te dendura te ketyre diteve.
 
Qarku Vlorë    
Gjate gjithe nates dhe ne keto momente ka rreshje me intensitet të dendur ne te gjithe qarkun.
 Aksi i Vjeter Levan-Vlore eshte i qarkullueshem.
Ne Autostraden Levan-Vlore, kane ndodhur dy demtime si pasoje e rreshjeve. Vazhdon  puna per riparimin e demtimeve te evidentuara.
Te behet kujdes ne qarkullim, sidomos ne segmentet ku ka rreshqitje ose prani te ujit ne rruge.
 
Qarku Gjirokastër        
Ka rreshje shiu.
Ne aksin Gjirokaster-Tepelene ka renie guresh ne rruge ne vendin e quajtur Shkalla e Zeze.
Ne zonen e Rrapit te Kuqarit ne Permet ka renie guresh, rruga eshte me nje kalim.
Punohet intensivisht per pastrimin e akseve ne te dy keto segmente.
Ne aksin Permet – Çarshove, 2 km pa shkuar ne Petran, ka nje gerryerje te rruges nga uji. Eshte vendosur sinjalistika perkatese.
Ne aksin Kufi Tepelene-Gjirokaster, ne afersi te fshatit Shtëpëz, ka ndodhur nje shkarje  masive ne krahun e poshtëm të trupit të rrugës. Jane marre masat per vendosjen e sinjalistikes perkatese, pasi ka devijim te drejtimit te levizjes.
Ju lutemi perdoruesve te rruges te respektojne sinjalistiken e vendosur!            
Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje dhe prani te ujit ne rruge.
 Perdoruesit e rruges te zbatojne sinjalistiken e vendosur ne segmentet ku ka shkarje.
 
Qarku Korçë  
Ne te gjithe qarkun kane filluar rreshje te dendura shiu. Situata po mbahet nen monitorim per oret ne vazhd. Te behet kujdes ne qarkullim. Aksi Korce-Dardhe  qarkullohet me zinxhire. Mjetet duhet te kene ne dispozicion zinxhire.
 
Qarku Kukës  
Perseri ka patur shembje ne aksin Traget – Lekbibaj, qe kane shkaktuar veshtiresi ne qarkullim. 
Ne aksin B.Curri – Valbone ka rreshje bore.  Vazhdon te punohet per ta mbajtur rrugen te hapur.
Qarkullimi behet me nje korsi dhe nderrimi i mjeteve behet ne xhepa.
Te gjitha akset e Tropojes jane hapur dhe jane kriposur. Po mbahen ne monitorim te vazhdueshem. Rreshje bore ka patur edhe ne akset e tjera te Tropojes, por jane pastruar
Qarkullimi kryhet pa zinxhire .
Te tregohet kujdes ne qarkullim si pasoje e bores dhe lageshtise ne rruge.
Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne aksin B.Curri – Valbone.
 
Qarku Dibër    
Ka rreshje shiu dhe ne disa zona si ne Kalane e Dodes , ne Bulqize dhe ne Stebleve ka edhe rreshje bore. Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne te gjithe akset.
Te behet kujdes , sepse nga rreshjet  mund te shkaktohen rreshqitje dherash.
              
Qarku Shkodër             
Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun. Rruget jane te gjitha te hapura.
Ne aksin Shkoder-Qafe Qele, ne Ganjolle, per shkak te rreshqitjes se dherave qarkullimi vazhdon te kryhet me nje korsi te zgjeruar.Po punohet per tahapur  rrugen me dy kalime.
Renie guresh ka patur edhe ne disa akse te Pukes, por janë marre masa per pastrimin e tyre.
Nuk ka probleme per qarkullimin.
Te behet kujdes ne qarkullim, si pasoje e kohes me shira, te cilat mund te shkaktojne rreshqitje dherash dhe ngrica ne rruge.
 
Qarku Fier       
Gjendja ne akset e Fierit paraqitet  normale.
Vazhdon pastrimi Autostraden nga mbetjet e vershimit te ujerave dhe rreshjet e dendura.
Te behet kujdes ne levizje, per shkak te rreshjeve  dhe te respektohet sinjalistika rrugore.
 
Qarku Lezhë  
Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun. Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku.
Te gjitha akset qarkullohen normalisht.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)