KURBIN - Reshjet intensive të orëve të mbrëmjes së të enjtes kanë detyruar drejtuesit e hec-it të Ulzës të hapin portat për shkarkimin e ujit. 

Aktualisht mësohet e në portat e Hec-it të Ulzës po shkarkohet me 350 metër kub në sekond, ndërsa kjo ka ndikuar ne rritjen e nivelit të ujit në hec-in e Shkopetit, portat e të cilin janë hapur për shkarkime te kontrolluara.

Sakaq uji i shkarkuar në këto Hec-e ndikon në rritjen e nivelit në Lumin Mat, duke rrezikuar për pëmbytje në zonat e Tales dhe Shënkollit në Lezhë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)