Moti i keq, prej së martës ka shkaktuar problematika të shumta në vend. Në fshatin Vajzë të Vlorës, për shkak të reshjeve të fundit të shiut, rruga Kotë-Sevaster ka pësuar një shkarje dhe aktualisht është e bllokuar.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin lëvizjet në këtë segment dhe të përdorin rrugë alternative.
Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Selenicës, Nertil Bellaj deklaroi se dy banesa rrezikojnë të shemben totalisht, si pasojë e shkarjes së dherave.
Bellaj shtoi se ka rruga ka pësuar shkarje në 15 vende dhe për këtë ka ndikuar edhe erozioni.
“Ka pasur për dy ditë reshje intensive. Ka pasur goxha probleme me aksin, ka 15 vende ku është shkarë rruga. Kanë dale jashtë funksionit dy banesa. Brenda 2-3 orësh hapim trafikun për të shkuar deri në Sevaster. Janë tërhequr nga banesat dhe kanë shkuar te familjarët e tyre. Shkara vjen si pasojë e një erozioni të madh. Nuk ka çështje rrugë, ka shkarë 500 metra”, tha ai.
Pronarët e këtyre banesave, thanë për Report TV se shtëpitë e tyre janë të pabanueshme dhe nuk kanë mundur të marrin asnjë orendi.
“Jam banor këtu, kam shtëpinë lart. Në orën dy të natës ranë muret e jashtme, nxorrëm bagëtitë. Katastrofë e madhe, shpëtuam për qime. Asgjë nuk kam marrë, nuk guxon të futet njeri brenda. Shtëpinë e kemi të re, 3 vjet kemi. Zero deri tani, asnjë fjalë.”, tha një banor, shtëpia e të cilit doli jashtë funksionit.
“Situata, prit e prit. Nga ora dy e natës bëmë lëvizjen e pare, nxorrëm familjarët jashtë. I kësaj shtëpisë këtu lart. Është prishur muri mbrojtës. Që nga rruga këtu, ka ikur mbi 20 metra lart. Kemi pasur bagëti. Vajta të hap derën, nuk marr dot asgjë.", u shprej një banor tjetër.
R.C/A.A/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Shkurt, 17:02
Si e vlerësoni sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit?
-
I drejtë
48%
-
I gabuar
39.7%
-
Jam i/e dyzuar
12.3%
Vota total: 2068
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezha organizon Ditën e Arbëreshëve në prag të ‘Besëlidhjes‘, synohet të kthehet në traditë çdo 1 mars
1 Mars, 19:11
-
Dëmet nga shirat, 2 banesa rrezikojnë shembjen në Memaliaj! Dëmtohen rrugët dhe linjat e ujërave të zeza
1 Mars, 18:16
-
Plagosen me thikë 2 persona në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar! Sherri ndodhi në një berberhane
28 Shkurt, 17:34
-
‘Kukumjaçka’, sherr në këshillin bashkiak të Vlorës, Hoxha përplaset me Mersinin për “Vlora Invest” (VIDEO)
28 Shkurt, 16:49
-
‘Thesar i harruar’, 15 monumente në Theologos të Finiqit drejt degradimit, banorë e studiues: Manastiret e kishat të kthehen në destinacione turizmi
28 Shkurt, 15:08
-
Shembet pjesërisht shtëpia muzeale 124-vjeçare në Gjirokastër, shpëton 90-vjeçarja: Isha duke fjetur, thashë ç’është kjo ëndërr
28 Shkurt, 14:55
-
Përmbytjet dëmtojnë bujqësinë në Kurbin, prezenca e gjatë e ujit ka shkatërruar të mbjellat
28 Shkurt, 12:34
-
Kova me lëndë kimike ngre në këmbë policinë e Vlorës, ambientalisti: Duhet të largohet sa më shpejt, mund të shpërthejë
28 Shkurt, 10:24
-
Kapen 350 kilogramë kanabis në pikën doganore të Kakavijës, arrestohet shoferi i kamionit (EMRI+VIDEO)
28 Shkurt, 09:00
-
‘Vlora Invest’ përplas bashkinë me PD, shtyhet votimi në Këshillin Bashkiak
27 Shkurt, 19:09
-
Spektakël në det, foka e rrallë shfaqet në ujërat e Sazanit (VIDEO)
27 Shkurt, 16:48
-
Investim 4.4 milion euro për menaxhimin e mbetjeve në landfillin e Bajkajt, Rama: Zgjidhje afatgjatë për 12 bashki në Gjirokastër dhe Vlorë-Jug!
27 Shkurt, 15:56