Reshjet e shiut përmirësojnë situatën energjetike në vend, ministrja: Shqipëria mund të dalë në treg për të shitur

Reshjet e shiut në vend pritet të sjellin prurje të konsiderueshme në hidrocentralet e vendit duke përmirësuar situatën energjitike. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës kryeministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit me kryeministrin Edi Rama dhe deputetin Blendi Klosi në rrugën e kantierit Orikum-Dukat.

Ndërsa inspektimi i tyre u shoqëruar nga reshjet e shiut, e pyetur nga kryeministrit për prurjet në hidrocentrale, Balluku tha se niveli i prurjeve ishte i mirë dhe nëse do të vazhdonte në këtë ritëm, duhet të kishte shkëmbim energjie me Kosovën. Mundësia tjetër është dalja në treg për të shitur energji.

Pjesë nga biseda mes Ballukut dhe Ramës gjatë inspektimit:

Balluku: Tani, na kapi shiu po nuk na vjen keq me thënë të drejtën.

Rama: Jo. Jo. Ne shiun mezi e presim. Po atje lart ka shi?

Balluku: Ka shi lart. Ka prurje te konsiderueshme. Ka pasur një shkëputje të reshjeve mbrëmë në darkë, kanë nisur tani në 12 dhe pritet të mbarojnë në 12 të natës. Ka pasur prurje në liqenin e Fierzës, të cilën ne po e konservojmë. Jemi duke shkuar në 268 metra në këto momente.

Sa i përket pjesës së Komanit dhe Vaut të Dejës po tregohemi të kujdesshëm, por duhet të shohim si do ta menaxhojmë, pasi prurjet do të jenë edhe gjatë ditës së nesërme dhe do të vazhdojnë deri në datë 23. Duhet te jemi të kujdesshëm për të mos pasur shkarkime. Duhet të shkëmbejmë energji me Kosovën ose do dalim në treg për të shitur.

Me qëllim kursimin e energjisë për shkak të krizës, u mor vendimi për fashën 800 kWh qytetarët do paguajnë më shtrenjtë çdo kilovat orë që harxhojnë mbi fashën 800kWh, ndërsa kilovatët e tjerë do të vijojnë t’i paguajnë me çmimin aktual. Fasha prej 800 kilovatësh ishte parashikuar të aplikohej në tetor, por as muajin e shkuar dhe as për nëntorin nuk do të vihet në zbatim pasi ka ndikuar ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kursyer si dhe përmirësimi i nivelit të prurjeve në Fierzë.

Që prej 1 nëntorit, pas hapjes së garës për vendosjen e paneleve diellore ka pasur 1026 aplikime për një javë. Ky është një projekt pilot që bëhet nga qeveria që do t’i mbulojë 70% të kostos familjeve që vendosin instalimin e paneleve diellore në pallate në mënyrë që ta përdorin për ngrohje uji.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodi: 18/11/2022 15:35

    Marrin gjithcka nga veriu dhe flasin nga inspektimet e investimeve ne jug....hallall i qofte me ket popull kungull

    Përgjigju
    • Admir: 19/11/2022 06:28

      Po nje pellembe Shqipni asht mor djal

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'