Shirat e vazhdueshëm dhe prurjet e shumta të lumit Devoll kanë shkaktuar shembjen e rrugës që lidh Pogradecin dhe komunën e Dardhasit me gjashtë fshatra të tjerë. Shembja e rrugës ka izoluar zonat e thella të komunes së Dardhasit, mes të cilave Osnatin, Mesmalin, Velcanin dhe Selcen.

Rruga e shembur ne Dardhas

Rruga e shembur ne Dardhas

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për shembjen e  rrugës dhe kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë për të zgjidhur këtë problem. Aktualisht rruga është e kalueshme vetëm në një krah, por rrezikon shembjen e plotë nëse nuk ndërhyhet në kohë.

Rruga e shembur ne Dardhas
 
Reshjet e shiut po ashtu nuk kanë kursyer edhe shumë rrugë të tjera, duke sjellë dëme serioze në ta. Edhe rruga në fshatin ShënGjergj të Tiranës, është shembur në një pjesë të saj, duke  vënë në rrezik qarkullimin e automjeteve.

rruga shengjergj

rruga shengergj
 Foto të tjera..

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)