LEZHË- Vjeshta ka ardhur "fuqishëm" në Lezhë.
Ditën e sotme ky qytet është "pushtuar" nga shirat e dendur, rrjedhimisht edhe nga temperaturat e ulëta, por fatkeqësisht vetëm disa minuta shi kanë mjaftuar për të përmbytur disa nga lagjet kryesore.
Uji ka arritur në disa centimetra në rrugët e qytetit dhe në blloqet e pallateve duke sjellë probleme në qarkullimin e makinave, por duke sjellë vështirësi edhe për këmbësorët. Një situatë e tillë është paraqitur edhe në qytetin e Kukësit, e ndërsa një mot me shi dhe temperatura të ulëta është regjistruar në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Sinoptikanët thonë se reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim.
B.K./Shqiptarja.comKomente


I keni kanalet e zena ,,,ato duhen pastruar cdo 3 muaj,,,//
PërgjigjuShiu nuk kalon neper kanalet e ujrave te zeza o "bylbyl"pula!