Pa dialog dhe respekt të brendshëm, nëse jo edhe pa konsensusin e partive tona, a mund të jemi plotësisht të suksesshëm në dialogun me Beogradin? Çështja është që respekti i ndërsjellë të zëvendësojë luftën kacafytëse, pa e dëmtuar aspak kritikën.

Po dëgjoja dje një bisedë për Kuvendin zgjedhor të PDK-së. Isha ulur afër në një kafiteri kurse bashkëbiseduesit ishin të zëshëm.

-Parti totalitare! – tha Iksi. – E patë se si e rizgjodhën Hashim Thaçin kryetar partie me aklamacion!

-Po, vetëm se Hashimi doli vetë në foltore dhe kërkoi që votimi të jetë i fshehtë. Propozimin e votuan dhe nuk u përkrah. – komentoi Ypsiloni.

-Krejt ishte farsë! – ndërhyri Beta.

-Ndoshta ishte farsë, por proceduralisht nuk mund të thuhet se nuk ishte demokratike. – insistonte Ypsiloni.

-Manipulim dhe farsë, - vazhdoi Beta. – Pse nuk kishte kundërkandidat? Të paktën formalisht.

-Forma do të të kënaqte ty?! Pse do të duhej të kishte kundërkandidat që ashiqare e humb garën. Vetëm një delegat në Kuvend votoi kundër Thaçit. Ky është raport i forcave në PDK, dhe kështu kjo parti e meritoi atë kryetar që ashiqare e do shumica e anëtarëve të saj, - argumentoi Ypsiloni.

-Po, vetëm se më parë u eliminuan ata që e kundërshtonin Thaçin: Jakup Krasniqi, Hidajet Hyseni, madje edhe Fatmir Limaj. Pse opinionet dhe platforma e tyre nuk ishte prezente në Kuvend dhe në zgjedhje? - pyeti më zë të lartë Iksi.

-

Beta tundi kokën duke u pajtuar me Iksin: - E, de!

-Më falni, por ata nuk ishin alternativë, e eliminuan vetën me vullnetin e tyre. Nuk po them për Limajn, ai është në burg, dhe nuk mund të paragjykojmë se si do të kishte vepruar, edhe pse ka qenë kritik për udhëheqjen e deritashme të PDK-së. Por Jakupi dhe Hidajeti është dashur që të marrin pjesë dhe të mbrojnë qëndrimet e veta. Dhe atëherë do të sqaroheshin edhe kritikat e tyre. Vetëm se, sipas bindjes time, ata e kanë ditur kursin e shumicës pro Thaçi, dhe nuk u paraqitën fare. Për më shumë Jakupi mori edhe një ftesë speciale që të jetë prezent, por e injoroi fare.

-Për mua është më rëndësi që Jakupi haptas, e besoj edhe Fatmiri dhe Hidajeti, dëshmuan, nga brenda, se udhëheqja e Hashimit është totalitare dhe manipuluese. Jakupi në letrën e tij doli me po ato akuza që i ka përsëritur sa e sa herë opozita: korrupsion, hajni, mosrespektim i statutit të Partisë, keqmenaxhimi i Kosovës, seria e aferave në Policinë e Kosovës për të cilat jo që nuk kanë dhënë dorëheqje, por as që janë skuqur bile! – u nxeh fort Iksi.

-Mos u nxeh vëllaçko! Kjo që Jakupi ka mendimin si opozita, është e drejta e tij, por kjo do të thotë se nuk e ka më vendin në PDK, pasi që Kuvendi zgjedhor nuk e përkrahu atë as simbolikisht. Mbeti fikall vetë! Le të zgjedh tani Jakupi partinë që i ndan mendimet e tija.

-Me rëndësi është kritika e tij, jo si u prit ajo në një kongres të manipuluar!? – ndërhyri Beta.

-Sa për kritikën e Jakupit, është thënë edhe më herët se ka qenë hipokrite, pasi që e nxori si shumë të vonuar, p.sh. se Kuvendi nuk paska legjitimitet, e ai vetë ishte në krye të këtij jo-legjitimiteti! Pse nuk e tha me kohë?! Pse nuk refuzoi postin e Kryetarit të Kuvendit nëse e ka ditur se vota për Kuvend është vjedhur!? Ka pasur manipulime me vota, këto e dimë të gjithë, por zgjedhjet e vitit 2010 u korrigjuan dhe u certifikuan.

-Po, vetëm pasi që ndërhynë ambasadorët e huaj! – tha Beta.

-Nuk e mohoj ndërhyrjen, por ama KÇZ-ja dhe partitë e dhanë pëlqimin dhe me këtë loja përfundoi, nuk mund të kthemi prapa te kjo çështje për çdo ditë.

-Nuk është dashur të pranohej assesi manipulimi me votën! – ndërhyri Iksi.

-Të gjitha partitë ia dhanë vulën legjitimuese, apo jo?! Sa për manipulimet që ndodhën, dhe ato ishin të shumëfishta, jo vetëm nga ana e PDK-së, u pat arritur marrëveshja që sistemi zgjedhor të ndryshohet. Por jo edhe që gjithnjë të kthehemi prapa! – insistonte Ypsiloni.

-E tash, me largimin e Jakupit, a do të kemi krizë institucionale? A mbetet ai Kryetar i Kuvendit! – tha Beta.

-Puna e tij, mendoj unë, sa i përket PDK-së, mbaroi, – ia kthey Ypsiloni. - Besoj se do të shkarkohet nga posti në Kuvend. Iku vetë, si ikanakët individual nga LDK-ja, që u vetëmargjinalizuan.

-Kur e përmende LDK-në, çfarë kërkoi Teuta Sahatçiu në Kongresin e Hashimit? – Kjo a nuk ishte dyfytyrësi e përfaqësueses të partisë më të madhe opozitare? Çfarë do të thotë t’i shkosh në dasmë hasmit, pos kapitullim!– ndërhyri Iksi.

Në këtë moment ndërhyri një tjetër zë në atë shoqëri, që deri atëherë ishte i heshtur.

-Teuta e tha një arsyetim të fuqishëm, duke iu drejtuar Vetëvendosjes. Tha se partitë tona, edhe pse janë kundërshtare, duhet të shfaqin respekt të ndërsjellë. Kjo, tha, është dëshmi e pjekurisë dhe seriozitetit të një partie. Nuk duhet të ketë hasmëri, partitë nuk janë në luftë mes veti, por janë në garë duke përfaqësuar interesa dhe programe të ndryshme. – tha Gama.

-Me Hashimin valla nuk ke si të mos jesh në hasmëri! – tha Beta.

-Ose Hashimëri! Hahahahaha! Ai është i pari në luftën joparimore të brendshme, sepse zhvillon dialog kapitulant me hasmin e vërtetë, Serbinë! – ndërhyri Iksi.

-Pse, zoti Iks, po e paragjykon se çka do të ndodhë me dialogun? – ia ktheu Gama. - Ku e di ti se si do të përfundojë procesi? Nëse ke ide kritike konstruktive, urdhëro, fol për to, nuk të ndalohet. Bile, është mirë që kritikohet Kryeministri, le të ndërgjegjësohet për përgjegjësitë që i ka. Por t’i thuash tradhtar pse po dialogon me kryeministrin serb, nuk ka kuptim…

Deri këtu e përcolla këtë bisedë interesante, që besoj se ka vazhduar edhe më tej, por mu desh që të kthehem te llaptopi im për ta bërë komentin e javës për Express. Pasi që nuk kisha ndonjë ide të qartë se çka do të shkruaj, thash që të filloja nga kjo bisedë që dëgjova, që ndërlidhej temën e dialogut tonë të brendshëm, me dialogun me Serbinë.

Pa dialog dhe respekt të brendshëm, nëse jo edhe pa konsensusin e partive tona, a mund të jemi plotësisht të suksesshëm në dialogun me Beogradin?

Në bisedën që e tregova gjeta një mesazh që vlen të theksohet. Shoqëria e jonë vazhdon të jetë shoqëri e monologëve, jo e dialogut. Te politika, secili subjekt pretendon se përfaqëson interesin sublim dhe se vetëm ai e posedon dhe e flet të vërtetën e fundit. Duke qenë kështu, e mohojmë të drejtën e të tjerëve që të kanë dhunti për artikulim të së vërtetës dhe të interesit të ndryshëm, ose edhe të kundërt, me çka karakterizohet shoqëria moderne. Andaj mungon respekti i ndërsjellë.

Çështja është që respekti i ndërsjellë të zëvendësojë luftën kacafytëse, pa e dëmtuar aspak kritikën.

Marrë nga gazeta Express
(ad.ti/shqiptarja.com)Pa dialog dhe respekt të brendshëm, nëse jo edhe pa konsensusin e partive tona, a mund të jemi plotësisht të suksesshëm në dialogun me Beogradin? Çështja është që respekti i ndërsjellë të zëvendësojë luftën kacafytëse, pa e dëmtuar aspak kritikën.

(ad.ti/shqiptarja.com)