Restaurohet pas 40 vjetësh 
shtëpia e Moisiut në Durrës

Restaurohet pas 40 vjetësh <br />shtëpia e Moisiut në Durrës
TIRANE- “Shtëpia-muze e aktorit shqiptar me famë botërore Aleksandër Moisiu monument i kategorisë së parë, po u nënshtrohet disa punimeve mirëmbajtëse”, na bënë të ditur drejtoria rajonale e kulturës kombëtare, Durrës. Mësojmë se me kalimin te kohës ndërtesa ka pësuar amortizime, ndërkohë që disa nga objektet e saj të karakterit etnografik rrezikoheshin seriozisht nga mungesa e investimeve për një kohë të gjatë. Në këtë godinë nuk është bërë asnjë restaurim rrënjësor përveç mirëmbajtjes prej 40 vjetësh, që nga koha kur u ndërtua si muze.

Në vitin 1973 ajo u shpall monument kulture i kategorisë së parë.  E ndodhur në lagjen e vjetër të qytetit të Durrësit shtëpia muze ku kalaur fëmijërinë aktori me famë botërore ka pasur funksion të dyfishtë.. Banesa që mbështetet në muret mesjetare të periudhës bizantine, është një nga godinat përfaqësuese të arkitekturës së viteve ‘900. Godina karakteristike durrsake ka dy kulla në miniaturë, të cilat lidhen nga ana arkitekturore me një çardak. Struktura e jashtme është ndërtuar me gurë mesatarë katrorë.

Shtëpia i takonte familjes së pasur Shallvari dhe në atë periudhë ishte seli e konsullatës angleze. Banesa për disa vite u bë streha fëmijërore e aktorit të famshëm Aleksandër Moisiu. Pusi karakteristik që ndodhet në oborrin e banesës lidhet me një stere (depozitë) të madhe nëntokësore për grumbullimin e ujërave të shiut, çka përbën një vlerë kulturore tjetër të kësaj godine. Në dy dhoma të muzeut “Aleksandër Moisiu”, që u hap në vitin 1972, shpalosen në stenda biografia familjare dhe artistike të aktorit, mbështetur në dokumente autentike, kurse në dhomën e dytë paraqiten vepra arti të krijuesve vendas për figurën e artistit të madh.

Ky monument është një nga monumentet më të vizituara në qytetin e Durrësit, pasi në të ndodhen muzeu etnografik i kulturës popullore si dhe muzeu “Aleksandër Moisiu”,por edhe zyrat e drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare Durrës-Tiranë-Elbasan. Jashtë dhe brenda shtëpisë kanë nisur punimet. Janë ngritur skelat ku po punohet pandërprerë për restaurimin e mureve dhe te çatisë së godinës muze. Të gjitha punimet po kryen nga një firmë restauruese e licencuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. Në mjediset e saj, gjatë viteve të fundit janë hapur një sërë ekspozitash me punime të artizanatit apo me vepra të krijuesve piktorë dhe skulptorë. Në këtë banesë ka kaluar një pjesë të jetës “Aleksandër Moisiu”......


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti