SPANJE - Në eventin e fundit të “Restorantit më të mirë në botë”, zgjedhur nga një juri me më shumë se 900 ekspertë ndërkombëtarë për 50 restorantet më të mira në botë është pikërisht ai spanjoll “El Celler de Can Roca”.

Ceremonia e dhënies së çmimit është mbajtur në pallatin historik Guildhall në kryeqytetin britanik.

Tre vëllezër tashmë mjeshtër të kurorëzuar të kulinarisë janë Joan si shefi i kuzhinës, Josef si kryekamarier dhe Jordi si kuzhinieri për ëmbëlsirat.

Thjeshtësi, kërkime dhe traditë, këto janë përbërësit e fitores së menusë, që kanë bërë bashkë të gjithë vëllezërit spanjollë.

Në vendin e dytë u rendit një restorant nga Danimarka dhe në vendin e tretë “Osteria Francescana” e qytetit të Modena-s e cila përgatit ushqime speciale italiane.

(ad.ti/l.shqiptarja.com)