Retro në Sukobinë, fshati i Malit të Zi në kufi me Shkodrën (VIDEO+FOTO)

Sapo kalojmë doganën e Muriqanit, gjendemi në Sukobinë, fshati i vogël i Malit të Zi që banohet nga shqiptarët. Koleksionistë dhe të apasionuar pas makinave Retro e kanë kthyer fshatin kufitar në qendër të vëmendjes.

Jemi mësuar që automjetet e epokës, ose siç njihen Retro t’i shohim nëpër qytete në zona atraktive ku promovohet edhe turizmi, ndërsa organizatorët kanë vendosur që këtë takim tradicional ta bëjnë në fshatin Sukobinë të Malit të Zi, fare pranë kufirit me Shqipërinë.

Fiat Topolino, i vitit 1960, apo Lancia, Volvo e prodhuar në vitin 1959 janë ndër më të rrallat në ekspozitë.

‘Kjo Volvo është e prodhuar në vitin 1959, unë e kam blerë nga pronari I parë I cili fatkeqësisht dy ditë pasi e ka shitur ka ndrruar jetë tragjikisht. Ç do gjë është origjinale, vështirësia më e madhe ka qenë gjetja e baterisë, pasi ka një bateri prej 6 volt. Kur e kam blerë kam kryer disa punime në të për ta kthyer në gjendjen që ka sot.’- tha Valentin Margjokiq  pronar i volvo 1959.

I apasionuar pas makinave retro, Anton Kastrati flet me nostalgji për të famshmen Fiqo, makina më e zakonshme e viteve 60-70 në ish jugosllavi e cila i ka rezistuar kohës.

Organizatori Dasho Dragaj shprehet se aktiviteti  synon ti shërbeje turizmit, ndërsa vendi është perzgjedhur nga anëtarët e klubit të OldTimerave “Dolcinium”.

Edhe pse të vjetra, ato janë funksionale madje kilometrat nuk kanë rëndësi, veturat janë në gjendje të bëjnë edhe mijëra kilometra.

‘Kam udhëtuar nga Tivari I Malit të Zi deri në Stamboll janë  rreth 2400 km vajtje ardhje, dhe nuk më ka shfaqur asnjë defect  makina. Atje kam qenë në një takim të makinave retro. Kjo makinë është shumë interesante sepse ka një motor prej 1600 kubikësh, ka vetëm tre marshe të shpejtësisë. Shpejtësia më e madhe që kam ecur nëpër autostradë në Bullgari dhe në Turqi ka qenë diku rreth 115 deri në 120 km në orë. Por shpejtësia ideale me këtë veturë e cila edhe nuk sfrocohet dhe nuk shpenzon shumë është 70 deri në 80 km në orë. Jo për shpenzimin sa është me rëndësi mos ngarkesa motorike që I shkaktohet edhe e dëmton’- tha Valentin Margjokiq.

“Këto lloj eventesh janë shumë të rëndësishme për promovimin turistik, por shpresojmë që shumë shpejt mes vendeve tona të mos ketë më kufi.’- u shpreh Anton Kastrati.

40 vetura të vjetra u ekspozuan në Sukobinë, ndërsa në total në Mal të Zi janë të regjistruara 200 të tilla.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë