Franca, Holanda dhe Danimarka që po e frenojnë aktualisht hapjen e negociatave të anëtarësimit. Gjermania është më shumë pro hapjes së tyre.
Sipas informacioneve të agjencisë Reuters për Gjermaninë janë tri vende momentalisht që e bëjnë të pasigurtë hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Ato janë Franca, Holanda dhe Danimarka. Prandaj është e paqartë, nëse Komisioni Europian do të japë dritën e gjelbër në samitin e BE në fund të qershorit, thuhet jo vetëm nga qarqe të KE, por edhe të qeverisë gjermane.
Brenda Berlinit ka zëra kritikë për qëndrimin e Macron se nuk po e dallon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Europës, vëren Reuters.
Për Macron nuk ka interes aq zgjerimi, se sa forcimi i bashkëpunimit brenda BE dhe vendeve të eurozonës.
Ndërsa në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë, se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë, sepse për Shqipërinë mendohet menjëherë për kriminalitetin e organizuar”, shkruan Reuters.
Edhe qeveria holandeze e argumenton qëndrimin e saj kundër menjëherë me frikërat e brendshme.
Komisioni Europian kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, sepse dy vendet i kanë përmbushur formalisht kriteret dhe BE duhet t’i qëndrojë fjalës së saj.
Edhe në Gjermani ka dyshime
Por edhe në Gjermani ka dyshime lidhur me hapjen e negociatave brenda Unionit konservator.
Reuters shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm, Heiko Mass, socialdemokrat, janë megjithatë për hapjen e negociatave.
Nga qarqet qeveritare thuhet se bëhet fjalë për fillimin dhe jo përmbylljen e negociatave që zgjasin me vite. Tema
Komente










Eshte vetem ceshtje politike dhe jo kriteresh, Shqiperia I ka kriteret me ne rregull se Grecia, se Macedonia, se Bullgaria, nese mendojne krimin e organizuar, e dine shume mire se kriminelet shqiptare e bredhin Europen sa here te duan, nuk kane nevoje per tratativat e burokrateve te Europes. Problemi sipas meje jane politikanet shqiptare, jane ata qe nuk duan hyrjen e Shqiperise ne Europe
PërgjigjuEuropa te korigjoje gabimin e Traktatit famekeq te Londres te vitit 1913 perpara se te cele negociatat per pranimin e Shqiperise ne BE.
Përgjigju