Reuters: Porto Palermo, Kalifornia
e virgjër shqiptare që duhet vizitua

Në vitin 1984, gjatë vizitës së kryeministrit bavarez Franc Jozef Shtraus në Shqipëri, në një moment kur makina e tij u nxeh, ai u ndal në dalje të Llogarasë dhe pa t’i shpalosej para syve një gji i paprekur në brigjet e Jonit. “Kalifornia e virgjër”, u shpreh ai i mahnitur.
 
Nga këtu, ka marrë inspirimin edhe një reportazh i sjellë nga agjensia botërore e lajmeve Reuters. Ajo e përshkruan Porto Palermon me kështjellën dhe ujërat e saj të thellë blu, si një nga tërheqjet kryesore turistike të vendit, listuar e para nëpër faqet e gazetave dhe internetit në Europë për ta vizituar atë, pa hezitim. Reuters jep me detaje legjendën e gjirit të Porto Palermos, si një objekt të mbyllur e të virgjër nën regjimin e dikatatorit Enver Hoxha.
 
Porto Palermo, dikur bazë e marinës ushtarake, u hap pak vjet pas rënies së komunizmit .Tani ai pret vizitorë të huaj e vendas. Zona ofron edhe turizëm kulturor me vizita në kështjellën e shek 19 të Ali Pashës, ndërtuar mbi rrënojat e Manastirit të Shën Nikollës.
 
porto palermo

Shumë të huaj rrëfejnë eksperiencën e tyre dhe se sa janë mrekulluar kur kanë zbuluar një bukuri të tillë. Përtej tregimeve të njerzve që janë magjepsur para një bukurie të tillë, Reuters shton se gjiri i Porto Palermos, fatkeqësisht, ka shumë vend për përmirësime, për të nxjerrë në pah thesaret e saj të çmuara. Në shkrim tregohen edhe planet që ka qeveria shqiptare për të zgjeruar sektorin e turizmit duke hapur për vizitorët e huaj pjesë të paprekura të bregdetit. Përmenden edhe mobilizimet e herëpashershme të ushtrisë dhe vullnetarëve për pastrimin e mbeturinave në rrugë dhe plazhe si edhe përpjekjet e Shqipërisë për të promovuar vetveten me moton “Shqipëria është e lirë”. 

porto palermo

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune